Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9 Image 10

Tirana Business University

Lista me renditjen e aplikantëve fitues, raundi 1 bachelor, 2020-2021

Konfirmoni renditjen tuaj me pikë për programin e studimit që keni aplikuar në raundin 1, viti 1, bachelor në TBU, për vitin akademik 2020-2021.

Lista me renditjen e aplikantëve fitues, raundi 1 bachelor, 2020-2021

Tirana Business University College publikon listën e renditjes me pikë të aplikantëve për programet bachelor, viti 1, 2020-2021. 

Verifikoni renditjen tuaj duke klikuar në links më poshtë sipas programit ku keni aplikuar:

Në renditjen e aplikantëve janë marrë në konsideratë pikët e grumbulluara nga nota mesatare e kombinuar e shkollës së mesme (sipas VKM) dhe intervista me stafin drejtues të TBU.

Sqarojmë se në programin Administrim Biznesi, jepet rradhitja e përbashkët me pikë pavarsisht profilit të zgjedhur nga kandidati. Rradhitja veçmas e kandidatëve në secilin prej profileve llogaritet duke numëruar numrat 1 brenda kolonës së profilit përkatës. 

Në programin Administrim Biznesi (të tria profilet së bashku) do të pranohen deri në 80 vetë, ndërsa në programin e integruar të Drejtësisë do të pranohen deri në 25 vetë, bazuar në cilësitë e tyre. 

Regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet në datat 2 dhe 3 Shtator 2020 në Sekretarinë Mësimore të TBU. Kandidatët e shpallur fitues, nëse nuk paraqiten për regjistrim brenda dy ditëve (2 dhe 3 Shtator 2020), ju humbet e drejta e regjistrimit, në këtë fazë, dhe automatikisht vija e kuqe zhvendoset poshtë, duke i krijuar mundësinë e regjistrimit në fazën e ardhshme 48 orëshe, kandidatëve fitues të rinj. Procesi vijon në 7 faza 48 orëshe deri në datën 15 Shtator 2020. Më tepër detaje lidhur me procesin e regjistrimit do ju bëhen me dije në një njoftim të dytë.

Kandidatët ditën e regjistrimit duhet të pajisen me fotokopjen e noterizuar të diplomës së maturës shtetërore/ose dëftesë pjekurie së bashku me certifikatën e notave dhe dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).

Shënim: Aplikantët të cilët nuk e kanë kryer intervistën, janë të mirëpritur për ta kryer atë, në dt. 31 Gusht - 1 Shtator 2020. Kryerja e intervistës nuk ndryshon renditjen me pikë, por ju rrit shanset e kualifikimit. 

Për pyetje mos ngurroni të na kontaktoni në +355 69 30 33 173.