Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4

Tirana Business University

TBU - Publikohet lista me renditjen e aplikantëve bachelor, viti 1

Njihuni me renditjen e aplikantëve/kandidatëve në programet bachelor në TBU, viti 1.

TBU - Publikohet lista me renditjen e aplikantëve bachelor, viti 1

TBU publikon listën e renditjes me pikë të aplikantëve për programet bachelor, viti 1. 

Verifikoni renditjen tuaj duke klikuar në links më poshtë sipas programit ku keni aplikuar:

Në renditjen e aplikantëve janë marrë në konsideratë pikët e akumuluara nga nota mesatare e kombinuar e shkollës së mesme (sipas VKM) dhe intervista me stafin drejtues të TBU.

Sqarojmë se në programin Administrim Biznesi, jepet rradhitja e përbashkët me pikë pavarsisht profilit të zgjedhur nga kandidati. Rradhitja veçmas e kandidatëve në secilin prej profileve llogaritet duke numëruar numrat 1 brenda kolonës së profilit përkatës. 

Në programin Administrim Biznesi (të tria profilet së bashku) do të pranohen 55 deri në 80 vetë, ndërsa në programin juridik, me profil E Drejtë Biznesi do të pranohen 20 deri në 30 vetë, bazuar në cilësitë e tyre. 

Regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet në datat 2 dhe 3 Shtator 2019 në Sekretarinë Mësimore të TBU. Kandidatët e shpallur fitues, nëse nuk paraqiten për regjistrim brenda dy ditëve (2 dhe 3 Shtator 2019), ju humbet e drejta e regjistrimit, në këtë fazë, dhe automatikisht vija e kuqe zhvendoset poshtë, duke i krijuar mundësinë e regjistrimit në fazën e ardhshme 48 orëshe, kandidatëve fitues të rinj. Procesi vijon në 7 faza 48 orëshe deri në datën 15 Shtator 2019. Më tepër detaje lidhur me procesin e regjistrimit do ju bëhen me dije në një njoftim të dytë.

Kandidatët ditën e regjistrimit duhet të pajisen me fotokopjen e noterizuar të diplomës së maturës shtetërore/ose dëftesë pjekurie së bashku me certifikatën e notave dhe dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). 

Shënim: Aplikantët të cilët nuk e kanë kryer intervistën, janë të mirëpritur për ta kryer atë, gjatë kësaj jave, dt. 27 - 30 Gusht 2019. Kryerja e intervistës nuk ndryshon renditjen me pikë, por ju rrit shanset e kualifikimit. 

Për pyetje mos ngurroni të na kontaktoni në +355 69 30 33 173.