Shpallen fituesit e konkurseve kombëtare të TBU me gjimnazistët për vitin 2022
Tirana Business University College organizoi me sukses ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gjimnazistët pjesëmarrës në të dy konkurset kombëtare traditë “Sipërmarrësit e së Nesërmes” dhe “Juristët e së Nesërmes”. Ceremonia u zhvillua në mjediset e Hotel Plaza, me pjesëmarrjen e rreth 200 gjimnazistëve garues, kryesisht maturantë, prindër e të afërm, mësues, partnerë biznesi, pedagogë e studentë të TBU.
Ceremonia nisi me një video motivuese me fokus forcimin e besimit të të rinjve se mund t’ia dalin, duke u pasuar me fjalë përshëndetëse të presidentit të TBU, z. Artan Hoxha dhe përfaqësues të kompanive partnere, shfaqje teatrale, rrëfime e videomesazh të studentëve sipërmarrës, dhe duke kulmuar me momentin e nominimeve për çdo çmim dhe shpalljen e fituesve.
Në fjalën e tij, z. Artan Hoxha, theksoi se “në TBU jemi të gjithë bashkë për të mbështetur rrugëtimin sipërmarrës dhe profesional të studentit, që kjo të ndodhë në një fazë sa më të hershme. Synim ynë kryesor është vetëpunësimi dhe punësimi i të rinjve”. Ai falenderoi të gjitha kompanitë partnere për kontributin e tyre në mbështetje të organizimit sa më cilësor të këtyre dy aktiviteteve.
Për fituesit e konkurseve u akorduan 7 çmime tematike monetare bazuar në performancën si individ dhe si ekip, 3 çmime premium, nga të cilat 2 prej tyre të akorduara nga Tirana Bank, si dhe 2 vlerësime me dhurata nga biznese të krijuara nga studentët e TBU. Të gjithë studentët e nominuar do të përfitojnë zbritje në tarifën e studimit.
Fituesit për cmimet tematike janë:
Nivel i Lartë Prezantimi – Eriselda Gjepali
Harmonia e Skuadrës në Organizim – Ekipi Worker Bees
Nivel i Lartë Kreativiteti – Ekipi Business Coders
Analizë Cilësore Tregu, Shitjesh dhe Marketingu – Ekipi Aral
Analizë Cilësore Financiare – Anxhela Zeneli
Avokati më i Mirë Administrativ – Fabjola Xhaferaj
Avokati më i Mirë Penal – Nesara Fejzo
Fituesit për cmimet premium janë:
Plan Biznesi i Financueshëm – Ekipi Vertex
Plan Biznesi i Vetëzbatueshëm – Ekipi Pa Valë
Performancë e Gjithanëshme – Ekipi Strelitz
Konkursi “Sipërmarrësit e se Nesërmes” organizohet për vitin e 12-të radhazi, ndërsa “Juristët se Nesërmes” për vitin e 8-të radhazi, me pjesëmarrjen e gjimnazistëve nga e gjithë Shqipëria.