Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Zhvillohet leksioni mbi vlerësimin e kompanive në teori dhe praktikë nga Dr. Ahmad Mlouk

Me një pjesëmarrje dhe interes të lartë si nga studentët dhe pedagogët, u zhvillua leksioni i hapur nga Dr. Ahmad Mlouk, pedagog në Staffordshire University në Angli, ku u diskutua rreth mënyrës së vlerësimit dhe funksionimit të një biznesi.

Për ata që duan të kenë një sipërmarrje ose tashmë e kanë një të tillë Dr. Mlouk ju sugjeroi të fokusoheshin në kuptimin e metodave/teknikave të vlerësimit të kompanisë si dhe aftësitë për të aplikuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike teknikat përkatëse për zhvillimin e kompanisë.

Investitorët/menaxherët duhet të vlerësojnë kompanitë sepse me njohuritë e vlerësimit, ata mund të aksesojnë më qartë: vendimet financiare, që do të thotë ndihmon investimin dhe politikat për të maksimizuar vlerën; objektivat e blerjes; kompanitë e reja; kompanitë në situata falimenti, shitje e të tjera me radhë.

Cila është një mënyrë që mund të vlerësohen kompanitë nëpërmjet shumëfishave?

Dr. Mlouk u përgjigj se disa analistë rekomandojnë përdorimin e një shumëfishi të caktuar për të vlerësuar disa lloje biznesesh, duke sugjeruar për shembull: fitimi i shumëfishtë për kompanitë industriale, të ardhurat në para të shumëfishta për firmat e pasurive të paluajtshme dhe kompanitë hoteliere, dhe shumëfish i vlerës kontabël për firmat e shërbimeve financiare, si bankat dhe kompanitë e sigurimit.

Dr. Mlouk vlerësoi eksperiencën e tij në TBU si një nga më pozitivet në Shqipëri.