Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

TBU publikon listat e renditjes me pikë të aplikantëve të Raundit 1 Bachelor

Pas vlerësimit të rezultateve individuale sipas mesatares së notave të shkollës së mesme, intervistave të kryera në shkollë, po shpallim listat e radhitura me pikë për programet Bachelor në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë.

TBU publikon listat e renditjes me pikë të aplikantëve të Raundit 1 Bachelor

Përshëndetje aplikantë/kandidatë të Raundit të parë Bachelor në TBU, 

Pas vlerësimit të rezultateve individuale sipas mesatares së notave të shkollës së mesme, intervistave të kryera në shkollë, po shpallim listat e radhitura me pikë për programet Bachelor në  Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në programin Informatikë Ekonomike (50 kuota), Inxhinieri Software (25 kuota), Inxhinieri Kompjuterike (25 kuota) dhe në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë me profilet në Programin Administrim Biznesi (30 kuota për profilin Menaxhim, 25 kuota për profilin Marketing dhe 25 kuota për profilin Kontabilitet – Financë) dhe për Programin e Integruar në Drejtësi (15 kuota).

Si çdo vit, për shkollat private nuk ka zhvendoseje dy ditore të vijës kualifikues. Për rrjedhojë çdo kandidat në listë quhet i kualifikuar dhe regjistrohet sipas ditës dhe orës së ardhjes për regjistrim.

Në linkun e mëposhtëm mund gjeni renditjen tuaj:

Kandidatët që kanë vendosur të regjistrohen në TBU janë të mirëpritur për regjistrim çdo ditë në datat 29 gusht deri 11 shtator 2023 në orarin 10.00 - 14.00 ndërsa të shtunën e të dielën e kësaj periudhe në orarin 10.00 - 12.00. 

Kandidatët që ndonëse kanë kryer intervistat/takimet në TBU kanë ende nevojë për informim e sqarim përpara se të vendosin për regjistrim, por edhe ata që nuk kanë kryer ende intervistat/takimin në TBU janë të mirëpritur të vijnë për t'u informuar e sqaruar me drejtuesit e TBU çdo ditë në periudhën 28 gusht - 11 shtator  (përjashtuar të shtunë e të dielë) në orarin 10.00-13.00. Për takime të këtij qëllimi plotësoni linkun vijues bit.ly/intervista-23.

Ritheksojmë se TBU kombinon mësimin në shkollë me angazhimin në punë, që në ditët e para të vitit të parë, drejt nisjes dhe zhvillimit të karrierës profesionale. 

TBU përzgjedh cilësinë dhe vlerëson meritokracinë, ndaj dhe kuotat janë të limituara, mundëson trajtim të personalizuar, informacion dhe ndërmjetësim për punësim, tarifa dhe bursa studimi bazuar në rezultatet mësimore, arritjeve apo me problemet ekonomike e sociale të studentit.

Ju nxisim të regjistroheni në programet/profilet tona ose të na takoni në TBU për informim të mëtejshëm.

Tirana Business University, ku Studimi sjell Punësim.

Pjesë e Grupit BALFIN.