Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Studentët e Tirana Business University takohen me drejtuesit e Grupit BALFIN

U zhvillua në Tiranë një takim prezantues ndërmjet drejtuesve, studentëve, alumnëve dhe pedagogëve të Tirana Business University, me drejtuesit e Grupit BALFIN, ku i pranishëm ishte edhe themeluesi dhe Presidenti i këtij Grupi, Samir Mane.

Studentët e Tirana Business University takohen me drejtuesit e Grupit BALFIN

U zhvillua në Tiranë një takim prezantues ndërmjet drejtuesve, studentëve, alumnëve dhe pedagogëve të Tirana Business University, me drejtuesit e Grupit BALFIN, ku i pranishëm ishte edhe themeluesi dhe Presidenti i këtij Grupi, Samir Mane.

Mane shprehu kënaqësinë e tij, që 85% e studentëve të Universitetit, punësohen gjatë apo pas studimeve të tyre në shoqëritë e Grupit BALFIN dhe jo vetëm, si një dëshmi e urës së fortë lidhesë të botës akademike me atë të biznesit.

“Jam i sigurt që me drejtimin e ri, Universiteti do vazhdojë të rritet edhe me tepër. Ajo që ne të gjithë kemi arriutr është punësimi. Me shifrat që kemi, ku 85% e studentëve punësohenh që përpara diplomimit, mund të jetë një shifër rekord në Evropë” – u shpreh Mane.

Artan Hoxha, aksioner dhe ish-drejtues i Universitetit, e përshëndeti rolin që BALFIN Group ka patur që prej vitit 2014 në këtë Universitet, me investimet e tij dhe mundësitë e shumta për praktika profesionale dhe mundësi punësimi që i ka dhënë studentëve.

“Tashmë prej 9 vitesh të bashkëpunimit të TBU me BALFIN, kemi arritur disa rezultate shumë domethënëse. Thelbi i TBU këto vite, ka qenë që ne kemi arritur të jemi një shkollë, ku qendra e gravitetit është studenti.” – theksoi Hoxha.

Drejtuesi i ri i Universitetit, Altin Sholla, e vuri theksin tek risitë dhe benefitet që do të ofrojë Tirana Business University, tashmë që do të drejtohet nga Grupi BALFIN.

“Pikë shumë e rëndësishme për Tirana Business Univeristy është ndërkombëtarizimi. Do ta kthejmë në një universitet elitë në Shqipëri, programet tona të reja do t’i japin një hov të madhe cilësor dhe do ta shtyjnë të shkojë më lart TBU” – Tha Sholla.

Edhe studentët e pranishëm treguan përvojën e tyrë në këtë universitet që ka kulmuar me punësim, që gjatë apo pas studimeve të tyre.

Grupi BALFIN ka marrë këtë vit paketën kontrolluese të Tirana Business University, dhe pritet që për studentët apo gjimnazistët që do regjistrohen këtë vit dhe në vijim në fakultetet e këtij Universiteti, në degë si menaxhim biznesi, drejtësi. Apo Teknologji e Informacionit, mundësitë për aftësim profesional dhe punësim, do të shtohen.