Takim / intervista e pranimit me aplikantët e raundit 1 bachelor
Informojmë të gjithë aplikantët e raundit 1 të aplikimeve bachelor (dt. 29 korrik - 3 gusht 2022) që kanë zgjedhur programe studimi të TBU, se takimi/intervistat e pranimit me stafin do të zhvillohen në periudhën 22 Gusht – 1 Shtator 2022.
Takimet do të zhvillohen në TBU, në orarin 10.30 – 12.30 dhe 17.30 – 19.30. Studenti është i lirë të caktojë ditën dhe orën më të përshtatshme duke konfimuar paraprakisht pjesëmarrjen në linkun bit.ly/intervista-22 (kliko në link).
Takimiorganizohet në formën e një bashkëbisedimi, i cili ka si qëllim të kuptojë sa më mirë objektivat e studentit, shkallën e njohjes me avantazhet e TBU, si dhe për të vlerësuar mundësitë për të përfituar tarifë të reduktuar/bursë studimi.
Kryerja e intervistës nga çdo aplikant është e rëndësishme edhe krijon avantazh në konkurrim. Regjistrimet nisin me datë 2 shtator e vijojnë deri në plotësimin e kuotave të pranimit, brenda datës 15 shtator, për fituesit e raundit të parë bachelor.
Për çdo pyetje apo paqartësi, aplikantët janë të inkurajuar të kontaktojnë në numrin celular +355 69 30 33 173 ose me email në adresën info@tbu.edu.al.