TBU publikon listat e renditjes me pikë të aplikantëve të raundit 1 Bachelor
Përshëndetje aplikantë/kandidatë të raundit të parë bachelor në TBU,
Pas vlerësimit të rezultateve individuale sipas mesatares së notave të shkollës së mesme, intervistave të kryera në shkollë, pjesëmarrjes në konkurset e përvitshme me maturantë e gjimnazistë që organizon TBU po shpallim listat e radhitura me pikë për 3 profilet në Programin Administrim Biznesi (35 kuota për profilin Menaxhim, 30 kuota për profilin Kontabilitet - Financë dhe 25 kuota për profilin Marketing) dhe për Programin e Integruar në Drejtësi (20 kuota).
Si çdo vit, për shkollat private nuk ka zhvendoseje dy ditore të vijës kualifikues. Për rrjedhojë çdo kandidat në listë quhet i kualifikuar dhe regjistrohet sipas ditës dhe orës së ardhjes për regjistrim.
Në linkun e mëposhtëm mund gjeni renditjen tuaj:
Kandidatët që kanë vendosur të regjistrohen në TBU janë të mirëpritur për regjistrim çdo ditë në datat 2 deri 15 shtator në orarin 10.00-14.00 ndërsa të shtunën e të dielën e kësaj periudhe në orarin 10.00 - 12.00. Në këto raste të paktën 1 ditë përpara ardhjes për regjistrim plotësoni linkun vijues për ditën dhe orën që do vini në TBU. Nëse keni nevojë për një orar të ndryshëm nga ai i mësipërm mjafton të merrni në numrin celular +355 69 303 3173.
Kandidatët që ndonëse kanë kryer intervistat/takimet në TBU kanë ende nevojë për informin e sqarim përpara se të vendosin për regjistrim, por edhe ata që nuk kanë kryer ende intervistat/takimin në TBU janë të mirëpritur të vijnë për t'u informuar e sqaruar me drejtuesit e TBU çdo ditë në periudhën 2-15 shtator (përjashtuar të shtunë e të dielë) në orarin 10.00-13.00 dhe 17.00-19.00. Për takime të këtij qëllimi plotësoni linkun vijues bit.ly/intervista-22.
Ritheksojmë se TBU kombinon mësimin në shkollë me angazhimin në punë, që në ditët e para të vitit të parë, drejt nisjes dhe përparimit solid në karrierën profesionale.
TBU pranon një numër të vogel studentësh, pak e saktë, mundëson trajtim të personalizuar, informacion dhendërmjetësim për punësim, tarifa që zvogëlohen në proporcion me rritjen e rezultateve mësimore apo me problemet ekonomike e sociale që përballon studenti.
TBU sapo është akreditituar institucionaloisht për herën e tretë radhazi e po kështu edhe programet e saj janë rishtazi të riakredituara.
Ju nxisim të regjistroheni në programet/profilet tona ose të na takoni në TBU për informin të mëtejshëm.