Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Ekipi i TBU kualifikohet deri në gjysmëfinale në University Law Competition

Ekipi i TBU kualifikua deri në gjysmëfinale në University Law Competition duke hyrë në 1 nga 4 skuadrat më të mira nga 16. Pjesë e ekipit ishin Silvi Bano, Armela Lika dhe Andreina Keshi.

Ekipi i TBU kualifikohet deri në gjysmëfinale në University Law Competition

Ekipi i TBU u kualifikua deri në gjysmëfinale në University Law Competition duke hyrë në 1 nga 4 skuadrat më të mira nga 16. Publiku le të gjykojë vetë nëse skuadra e TBU meritonte më shumë apo më pak pak se vlerësimi nga juria e konkursit duke ndjekur debatet juridike në Euronews Albania në orarin 17.00, çdo të Hënë, Mërkurë dhe të Premte në 4 javët e ardhshme.

Ekipi i TBU përbëhet nga:

Silvi Bano- Studente e vitit të parë master në Fakultetin e Drejtësisë me profil E Drejtë Biznesi. Një nga fitueset e konkursit Juristët e së Nesërmes 2018 nga TBU.. Pjesëmarrëse në MootCourt-e dhe Konferenca të ndryshme. Aktualisht punon si specialiste në Ministrinë e Drejtësisë dhe si Junior Legal Expert për GiZ Albania, SANECA-Project, mbi përafrimin e legjislacionit me Acquis e BE.

Armela Lika - Studente e vitit të tretë Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë me profil E Drejtë Biznesi. Ka qenë pjesë e të dy Konkurseve tw organizuara nga TBU , Sipërmarrësit e së Nesërmes dhe Juristët e së Nesërmes. Pjesëmarrëse në trajnime, workshop-e dhe aktivitete të ndryshme në fushën e drejtësisë.Ka punuar si asistente në zyrë Noteriale, eksperiencë e cila është pasuar nga ajo si Intern në World Vision Albania. Aktualisht punon në Regjistrin e Barrëve Siguruese (RBS), në departamenti Ligjor, si regjistruese të dhënash.

Andreina Keshi - Studente e vitit të tretë Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë me profil E Drejtë Biznesi. Pjesmarrëse në trajnime, workshop-e dhe praktika të ndryshme në fushën e drejtësisë. Me një eksperiencë të gjatë në departamentin e ligjorit pranë Mogo.al dhe Studio Noterie.Aktualisht punon si Social Media Manager Marketer.