Politika Institucionale e Publikimit të Informacionit
Informacioni i publikuar në faqen web të Tirana Business University College i nënshtrohet ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) Tirana Business University College është organizuar e funksion në përputhje të plotë me ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Tirana Business University College (në vijim TBU) përbën aktivitetin primar të Tirana Business University sh.p.k, person juridik privat, krijuar e që funksion në përputhje me legjislacionin civil e tregtar, regjistruar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit me NUIS L01801024T.
Navigimi i faqes www.tbu.edu.al nga ju nënkupton se ju e keni pranuar Politikën Institucionale të Publikimit të Informacionit të konceptuar nga Tirana Business University College.
Përmes faqes web TBU transmeton dhe mbledh informacione që lidhen me prezantimin institucional të veprimtarisë së TBU që burojnë nga ligji, statuti, rregullore apo strategji të IAL, si psh. strukturat, shërbimet e ofruara, procesin e regjistrimit, tarifat e studimit, mundësi punësimi, rezultate, aktivitete, njoftime të ndryshme, etj.
TBU e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale çështje të rëndësishme dhe është angazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor për respektim të plotë të tyre.
Përmes Politikës Institucionale të Publikimit të Informacionit, TBU ka si qëllim të informojë vizitorët e faqes web, lidhur me mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes dhe masat e ndërmarra për sigurinë e trajnimit të të dhënave personale.
Në rubrika të veçanta të web, TBU krijon formularë në Google Forms ku vizitorë të interesuar e në formë vullnetare mund të plotësojnë të dhënat e tyre online lidhur me interesin e tyre dhe/ose konfirmim për regjistrim/aplikim në aktivitete të planifikuara, mundësi për të përfituar bursa studimi, mundësi punësimi, etj. Në çdo rast përdoruesi konfirmon vërtetësinë dhe saktësinë e informacionit të plotësuar, dhe mbyllja e aplikimit nënkupton miratimin për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë për përdorim të brendshëm të TBU. Përdorimi i identitetit të një personi tjetër është rreptësisht i ndaluar.
Për vizitorët, faqja web dhe platforma të integruara (Google Analytics) mbledhin informacion standard që ka të bëjë me përdorimin e faqes dhe faqet (url) të klikuara. Të dhënat që gjenerohen nga përdorimi i faqes web i shërbejnë TBU për të vlerësuar, analizuar dhe monitoruar orientimin e vizitorëve me qëllim rritjen e efektivitetit në transmetimin e informacionit.
Secili subjekt i të dhënave personale ka të drejtë të kërkojë akses në të dhënat e tij, si dhe mund të shprehë kërkesën për korrigjim apo përditësim, në përputhje me nenin 13 dhe 18 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Kërkesa mund të drejtohet me e-mail në adresën zyrtare info@tbu.edu.al.
TBU garanton mbrojtjen e të dhënave personale përmes disa masave sigurie si: instalimi i sistemeve antivirus, akses i limituar nga stafi sipas kompetencave, përdorimi i fjalëkalimeve, përditësimi i sistemeve operative (update), realizimi i backup në rast dëmtimi të pajisjeve.
Faqja zyrtare e web mund të përmbajë lidhje (links) të faqeve të tjera web. TBU nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të tjera dhe ju këshillon që të lexoni politikat përkatëse të trajtimit dhe publikimit të informacionit.
TBU gëzon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë në çdo kohe informacion të publikuar në faqen web www.tbu.edu.al, nëse e vlerëson të nevojshme dhe në zbatim të ndryshimeve të mundshme të ligjeve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.