Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Tarifa & Bursa Studimi

Tarifa & Bursa Studimi

Tarifa e studimit në TBU, për regjistrimet në vitin akademik 2023-2024, përcaktohet rast për rast bazuar në notën mesatare, kushtet ekonomike dhe arritjet e kandidatit, si vijon:

NOTA MESATARE E VITIT PARARENDËS

  • Tarifa e studimit, për notën mesatare 9.50 e lart, në programet BACHELOR është 125.000 Lekë/për çdo 60 kredite (ECTS), ndërsa në programet MASTER është 175.000 Lekë/për çdo 60 kredite (ECTS). Rënia e notës mesatare nga 9.50 deri në 9.00 e shton tarifën me 5000 Lekë për çdo 0.1 të notës. Poshtë notës 9.00, çdo rënie e notës me 0.1 e shton tarifën me 2500 Lekë. Për vitin e parë Bachelor, merret në vlerësim nota mesatare e përbashkët e provimeve të maturës dhe shkollës së mesme, ndërsa për vitin e parë Master ajo e vitit të fundit Bachelor.

KUSHTET SOCIO-EKONOMIKE DHE ARRITJET

  • Zbritjet e tarifës së studimit, bazuar në gjëndjen ekonomike, kushtet sociale, rezultatet në konkurse, dhe arritje të tjera të kandidatit vlerësohen rast për rast, bazuar në kërkesën e arsyetuar të studentit. Niveli i bursës së studimit/zbritjes së tarifës përcaktohet në takim me stafin drejtues të TBU dhe pasqyrohet në kontratën individuale të çdo studenti.

_____________________________________________________________

TARIFA E REGJISTRIMIT DHE KËSTI I PARË

  • Në regjistrim për herë të parë në TBU aplikohet tarifë regjistrimi prej 7.000 Lekë. Tarifa e regjistrimit paguhet vetëm një herë, pavarsisht kalimit nga një program apo cikël studimi në tjetrin. Në momentin e regjistrimit paguhet tarifa e regjistrimit. Pagesa e këstit të parë (30%) në ciklin Bachelor duhet kryer brenda 15 nëntorit, ndërsa në ciklin Master brenda 15 dhjetorit.

MUNDËSIA E PAGESËS NË KËSTE

  • Pjesa tjetër e tarifës së studimit, 70% e saj, kryhet brenda muajit Prill, si rregull në 2 këste, por në rast nevoje të arsyetuar nga studenti, pagesa kryhet në më shumë këste, sa më të barabarta në vlerë dhe barazlarguara në kohë. TBU inkurajon që pagesa të kryhet nëpërmjet të ardhurave të studentit nga punësimi gjatë studimeve dhe nuk aplikon interesa për kryerjen e pagesës në këste. 

TRANSFERIMI I STUDIMEVE

  • Për studentet që vijnë në TBU përmes procesit të transferimit nga një shkollë tjetër e lartë zbatohet tarifë studimi proporcionale në raport me kreditet e mbetura për t’u marrë deri në përfundim të programit.

VËRTETIMET ADMINISTRATIVE

  • Vërtetimet e ndryshme administrative e shkollore që i jepen studentit me kërkesën e tij bëhen pa pagesë.

PAGESA E TARIFËS

  • Pagesa nga studenti kryhet në llogaritë bankare të Tirana Business University sh.p.k:

Tirana Bank

IBAN LEK: AL52 2061 1035 0000 1303 1986 7100
IBAN EUR: AL25 2061 1035 0000 1303 1986 7101

Credins Bank

IBAN LEK: AL93 2121 1016 0000 0000 0023 1822
IBAN EUR: AL32 2121 1016 0000 0000 0023 7673

Intesa San Paolo Bank

IBAN LEK: AL64 2081 1008 0000 0204 9533 5302
IBAN EUR: AL91 2081 1008 0000 0204 9533 5301