Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Bursa

Bursa

Programi / Bursa “Ekselenca e TBU”

Ne inkurajojmë performancën në të gjitha nivelet. Nëpërmjet bursës “Ekselenca e TBU”, edicioni i parë, 5 studentë të apasionuar pas fushës së biznesit dhe teknologjisë së informacionit do të përfitojnë bursë private për rezultate të shkëlqyera akademike.

Kompanitë të cilat janë bërë pjesë e programit të bursave “Ekselenca e TBU” janë Tirana Bank, Balfin Real Estate, Neptun Albania, Jumbo Albania dhe SPAR Albania.

Aplikoni për programin dhe mund të përfitoni nga:

  • Financimi i tarifës së studimit ndërmjet tetorit 2023 dhe qershorit 2024
  • Mentori i kompanisë i cili do t'ju udhëheqë gjatë periudhës së bursës
  • Mundësia për të kryer një praktikë profesionale brenda kompanisë
  • Përfshirja në projekte, sipas nevojave të kompanisë

Nëse dëshironi të përfitoni nga bursa “Ekselenca e TBU”, hapi i parë është të kontrolloni plotësimin e kritereve më poshtë:

  • Ju keni përfunduar shkollën e mesme në vitin akademik 2022-2023
  • Ju keni zgjedhur programet e TBU në Raundin 1/ Raundin 2 të aplikimeve në U-Albania

Dhe ju jeni krenarë për:

  • Mesataren minimale 8 të shkollës së mesme
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze
  • Pjesëmarrja në aktivitete formuese

Ja çfarë duhet të bëni:

  • Dërgoni CV-tuaj, letrën e motivimit dhe kopjen e diplomës me email në info@tbu.edu.al.

Mezi presim të marrim aplikimin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Vlerësimi i aplikimeve kryhet brenda 3 ditëve nga momenti i dërgimit. Nëse aplikimi juaj do të zgjidhet, ne do t'ju ftojmë për një intervistë me përfaqësuesit e kompanisë që do të financojë studimet tuaja.

Nëse bëheni përfitues i një bursë “Ekselenca e TBU”, mësoni se mund ta mbani atë deri në fund të studimeve tuaja.

Gjithçka që duhet të bëni vitin e ardhshëm është:

  • Të keni shlyer të gjitha detyrimet akademike të vitit pararendës;
  • Të keni mesatare minimale 8 të vitit akademik pararendës;
  • Të keni një vlerësim pozitiv nga mentori i kompanisë;

Ky është edicioni i parë dhe 5 studentë pritet të sigurojnë financim të studimeve nga programi i bursave “Ekselenca e TBU”.

#KuStudimiSjellPunësim

Faleminderit për interesimin tuaj për programin e bursave “Ekselenca e TBU”. Periudha e aplikimit për edicionin 2023-2024 do të jetë e hapur deri më datë 20 shtator 2023. Na ndiqni për të qëndruar të përditësuar për mundësitë e ardhshme dhe për t'u njohur me njëri-tjetrin!