Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Konkursi Kombëtar: Sipërmarrësit e së Nesërmes dhe Juristët e së Nesërmes

Konkursi Kombëtar: Sipërmarrësit e së Nesërmes dhe Juristët e së Nesërmes

TBU organizon çdo vit dy konkurse kombëtare me gjimnazistë të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale. Për 2022, aplikimet kryhen në periudhën 1 mars - 8 prill.

Sipërmarrësit e së Nesërmes, organizohet prej vitit 2011, me gjimnazistë të apasionuar pas sipërmarrjes, të cilët ftohen të aplikojnë në grup (deri në 5 vetë) apo individualisht, me ide biznesi të shtjelluara në format të thjeshtë plan-biznesi, të cilat më pas i prezantojnë përpara një jurie të përzgjedhur me CEO, drejtues të lartë, ekspertë dhe pedagogë. 

Juristët e së Nesërmes, organizohet prej vitit 2014, me gjimnazistë të apasionuar pas fushës juridike (jurisprudencës), të cilët ftohen të aplikojnë në grup (deri në 3 vetë) apo individualisht, për të ndërmarrë role në trajtimin e çështjeve ligjore si “palë e paditur” kundrejt “palës paditëse” në formën e “gjyqit imitues” përpara një jurie (trupi gjykues) të përbërë nga gjyqtarë, prokurorë dhe juristë të mirënjohur në Shqipëri.

Pse inkurajohet të merrni pjesë? Krahas mundësisë për të fituar shpërblim monetar nga fondi prej 1000 Euro, si individ dhe skuadër, për secilin prej konkurseve, pjesëmarrja ju jep mundësinë të krijoni përvojë të drejtpërdrejtë në fushën e sipërmarrjes dhe/ose jurisprudencës, të fitoni aftësi dhe njohuri të reja, të siguroni mundësi për internship gjatë kohës që jeni student në kompani partnere të TBU, bursa studimi bazuar në performancën tuaj, si dhe të njiheni me kolegë të rinj të fushës ky synoni të studioni dhe ndërtoni karrierë.

I njëjti individ apo i njëjti grup mund të marrë pjesë njëherazi në të dy konkurset. Plotësimi i formularit të regjistrimit bëhet online në linkun bit.ly/to-be-unique, brenda datës 8 prill 2022.

Për t'i ardhur në ndihmë të gjithë të regjistruarëve, TBU do të organizojë dy trajnime ndihmës përgatitore, në dt. 19 mars, 26 mars dhe 9 prill, ora 11.00 - 12.00 në mjediset e TBU.

Për të mësuar më tepër rreth dy konkurseve, ju nxisim të lexoni rregulloren e dy konkurseve në linkun bit.ly/tbu-competitions-22Për të kuptuar përmasat e aktiviteteve ju ftojmë të shihni videon përmbledhëse të eventit final 18' (kliko këtu).