Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Programe Bachelor

Programe Bachelor

Programet Bachelor përmbyllen me marrjen e të paktën e 180 krediteve nga studenti.

Procesi mësimor kryhet me kohë të plotë 5 ditë në javë.

Ndërsa në vitin e parë dhe të dytë Bachelor në Administrim Biznesi programi është i përbashkët,dhe studenti merr dije të gjera mbi administrimin në vitin e tretë studenti ka mundësi të profilizohet në: Menaxhim, Financë & Kontabilitet ose Marketing.

Praktika profesionale/seminari special vlerësohet gjithsej me 15 kredite, ndërsa tema e diplomës/provimi i përgjithshëm përfundimtar, vlerësohet më 6 kredite.

Për shkak të kërkesave të ligjit, programi i studimeve të ciklit të parë "Bachelor në E Drejtë Biznesi", 180 kredite/3 vite akademike, është riorganizuar në program të integruar të studimeve të ciklit të dytë "Master i Shkencave në Drejtësi", 300 kredite/5 vite akademike. Riorganizimi është miratuar me urdhërin e MASR, nr. 216, dt. 3.7.2020.

Veprimtaria akademike e programit të integruar të studimit në Drejtësi fillon zbatimin në vitin 20-21". Ky program, vit pas viti, do të zëvendësojë programin "Bachelor në E Drejtë Biznesi".