Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9 Image 10

Tirana Business University

Akreditimi i TBU

Akreditimi i TBU

TBU ka marrë akreditimin institucional dhe për të gjitha programet e studimit të ciklit Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave me urdhërin nr. 326, datë 15 gusht 2013 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. TBU u ri-akreditua institucionalisht me vendim të Bordit të Akreditimit të ASCAL nr. 104, dt. 10.11.2017. 

TBU është në proces riakreditimi institucional si dhe të programeve të studimit. Ndonëse nisi në kohë, për shkak të situatave të krijuara nga Covid-19, procesi është zgjatur përtej afateve të akreditimeve të mëparshme përkatëse.

Gjithsesi, për periudhën e ndërmjetme, nga momenti i përfundimit të afatit të akreditimit të mëparshëm deri në marrjen e vendimit pasardhës të Bordit të Akreditimit (jo-negativ) për riakreditimet aktuale, programet e TBU dhe si institucion konsiderohen të akredituara. (Vendimi nr. 2, pika 4, datë 7.4.2017 i Bordit të Akredimit, ASCAL - kliko këtu).

Procesi i riakreditimit për programet e studimit është drejt përfundimit dhe raportet përkatëse të ekspertëve të jashtëm janë pozitive. Vendimi i Bordit të Akreditimit pritet të jetë në muajt Mars-Prill 2021, ndërsa për akreditimin institucional, me gjasa, brenda verës 2021.

Në çdo rast që një studenti apo alumni i lind nevoja, sipas rastit, të sqarojë një palë të tretë për gjëndjen e akreditimit të programit apo institucionit, mjafton t’i referohet shpjegimeve të mësipërme dhe vendimit të sipërcituar të Bordit të Akreditimit. Gjithashtu, sqarim zyrtar mund të kërkohet drejtpërdrejtë dhe pranë ASCAL.

Në vijim, ju njohim me dy shembuj të shkresave zyrtare (kthim përgjigje) të ASCAL/MASR drejtuar dy studentëve të interesuar lidhur me statusin e licensimit dhe akreditimit të TBU. Për të lexuar shkresën, klikoni: Rasti 1Rasti 2, nga ku del qartë vijimësia e akreditimit institucional si dhe i programeve përkatëse ku studiojnë secili nga dy studentët e shembujve. I njëjti konfirmim i ASCAL/MASR vlen edhe për programet e tjera në proces.

Njoftimi më i fundit lidhur me riakreditimin e programeve

- Me vendim nr. 08 dhe nr. 09 të datës 22 Janar 2021, Bordi i Akreditimit të ASCAL ka vlerësuar pozitivisht dhe ka dhënë riakreditimin periodik respektivisht, të programit Bachelor “E Drejtë Biznesi” dhe të programit Master Profesional “E Drejtë Biznesi”, 60 ECTS, me kohë të plotë e kohëzgjatje normale një vit akademik. Vlefshmëria e riakreditimit shtrihet deri në 30 Shtator 2024 duke filluar, sipas vendimit nr. 2 datë 7 Prill 2017, që nga përfundimi i akreditimit të mëparshme i këtyre programeve, Gusht 2019. 

- Me vendim nr. 41 dhe nr. 42 të datës 12 Mars 2021, Bordi i Akreditimit të ASCAL ka vlerësuar pozitivisht dhe ka dhënë riakreditimin periodik respektivisht, të programit Master Profesional në "Administrim Biznesi i Avancuar", me profile "Menaxhim", "Kontabilitet-Financë" dhe "E Drejtë Biznesi”, 120 ECTS, me kohë të plotë e kohëzgjatje normale dy vite akademike, si dhe të programit Master Profesional në “Administrim Biznesi", 60 ECTS, me profile "Menaxhim" dhe "Kontabilitet-Financë", 60 ECTS, me kohë të plotë e kohëzgjatje normale 1 vit akademik. Vlefshmëria e riakreditimit shtrihet deri në 30 Shtator 2024 duke filluar, sipas vendimit nr. 2 datë 7 Prill 2017, që nga përfundimi i akreditimit të mëparshme i këtyre programeve, Gusht 2019. 

Për dy programet e tjera, Bachelor në "Administrim Biznesi", me profile "Menaxhim", "Marketing" dhe Kontabilitet-Financë", si dhe Master i Shkencave në "Administrim Biznesi", vendimi i Bordit të Akreditimit të ASCAL pritet në periudhën Prill-Maj 2021.