BALFIN Group
Grupit Balfin, është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, me mbi 5.000 punonjës, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizem me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo, etj.
Nevoja e Grupit Balfin për të punësuar të rinj të talentuar dhe të përkushtuar është në rritje nga viti në vit duke rritur shanset e studentëve të TBU për karrierë profesionale. Në kompanitë e Grupit Balfin japin kontribut dhe po fuqizohen si staf mbi 40 studentë të TBU.
Për më shumë informacion rreth Groupit Balfin mund klikoni në www.balfin.al.