Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Fakultetet

Fakultetet

Kolegji Universitar "TBU" përbëhet nga Fakulteti i Administrimit të Biznesit dhe Fakulteti i Drejtësisë.

Fakulteti i Administrimit të Biznesit drejton programet studimore Bachelor dhe/ose Master në Menaxhim, Financë – Kontabilitet, Marketing, Administrim Publik, kurse trajnimi, kërkim shkencor dhe shërbime të konsulencës të lidhura më fushat e veta të kompetencës.

Dekan i Fakultetit Administrim Biznesi është Prof. As. Dr. Arben BAKLLAMAJA. 

E-mail: arben.bakllamaja@tbu.edu.al

Fakulteti i Drejtësisë drejton programet studimore Bachelor dhe/ose Master në E Drejtë Biznesi, kurse trajnimi, kërkim shkencor dhe shërbime të konsulencës të lidhura më fushat e veta të kompetencës.

Dekan i Fakultetit të Drejtësisë është Prof. As. Dr. Endri PAPAJORGJI.

E-mail: endri.papajorgji@tbu.edu.al

TBU ofron programe studimi të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS), si dhe kurse trajnimi të vlerësuara me kredite universitare.

Në Fakultetin Administrim Biznesi zhvillohen programet:

  • Bachelor në Administrim Biznesi (180 kredite), me profile: i. Menaxhim; ii. Marketing; iii. Kontabilitet & Financë
  • Master Profesional në Administrim Biznesi (60 kredite - 1 vjeçar), me profile i. Menaxhim, ii. Kontabilitet & Financë
  • Master Profesional në Administrim Biznesi i Avancuar (120 kredite - 2 vjeçar), me profile i. Menaxhim, ii. Kontabilitet & Financë, iii. E Drejtë Biznesi
  • Master i Shkencave në Administrim Biznesi (120 kredite) 

Në Fakultetin e Drejtësisë zhvillohen programet:

  • Bachelor në E Drejtë Biznesi
  • Master Profesional në E Drejtë Biznesi (60 kredite)