Historia
Tirana Business University College njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën. Pasi nisi aktivitetin në Tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin institucional dhe të të gjitha programeve të studimit me aktin nr. 326, dt. 15.08.2013 të Ministrit të Arsimit. TBU u ri-akreditua institucionalisht me vendim të Bordit të Akreditimit të ASCAL nr. 104, dt. 10.11.2017
TBU ka diplomuar 13-të breza të studentëve në Bachelor dhe në Master. TBU mundëson studime Bachelor dhe/ose Master në: i) Administrim Biznesi me profilet Menaxhim, Financë & Kontabilitet dhe Marketing; ii) Drejtësi; iii) Administrim Publik.Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit është Fakulteti i ri në TBU i cili do të jetë operativ në vitin e ri akademik 2023-2024, bashkë me programet e veta të ciklit bachelor dhe master, ndërsa programet e tjera vijojnë normalisht.
TBU u themelua në Qershor 2010 nga Artan Hoxha, Enea Janko dhe Gjergj Buxhuku. Përfshirja e BALFIN Group si aksioner në Tetor 2014 hapi një fazë të re të zhvillimit të shkollës - fazën e shumëfishimit të kapaciteteve për praktika studentore dhe nisje të karrierës profesionale në një moment sa më të hershëm që përgjatë studimeve. Në vitin 2023, BALFIN Group bëhet aksioner kryesor, duke sjellë një fazë të re zhvillimi për universitetin.
Grupit BALFIN, është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, me mbi 5.000 punonjës, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizem me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo, etj.