Mesazhi i Presidentit
"Në TBU ne besojmë se njerëzit e aftë, të përkushtuar, studiozë, me vizion, me objektiva e me sens praktik e gjejnë rrugën dhe i bëjnë vend vetes edhe në rrethanat e sotme kur këto cilësi nuk vlerësohen sa e si duhet por e veçanërisht besojmë se e ardhmja ju takon atyre.
Nëse dëshironi të bëheni drejtues i suksesshëm i një biznesi, nëse dëshironi të bëheni jurist i aftë në të drejtën e biznesit apo të aftësoheni për të nisur biznesit tuaj, nëse dëshironi të zhvilloni karrierën në profesionet e lira apo në konsulencë, ose të bëheni zyrtar i aftë në pozicione pune që administrojnë marrëdhëniet e shtetit me sipërmarrjën ju inkurajojmë të konsideroni Tirana Business University College si mundësinë më të mirë të arsimimit tuaj të lartë për një të ardhme sa më të sigurt pasi në TBU nuk merrni vetëm një diplomë por nisni karrierën që përgjatë studimeve."