Pyetje të shpeshta
1. Cili është mekanizmi që përdor TBU për integrimin e studentëve në tregun e punës?
Në themel të studimeve në TBU është harmonizimin i formimit teorik me aftësimin praktik të studentëve, me qëllim punësimin mundësisht përpara diplomimit. Praktika profesionale, si pjesë e programit mësimor, kryhet në çdo vit akademik duke filluar nga viti i parë Bachelor dhe deri në vitin e fundit Master, si dhe vlerësohet me kredite në përshkallëzim dhe notë. Balfin Group dhe partnerët e tjerë të TBU mirëpresin çdo vit studentët për të zhvilluar praktikat profesionale bazuar në një plan të individualizuar për çdo student e që kryhet nën udhëheqjen e stafeve më me përvojë të kompanive partnere dhe TBU-së.
2. Cilat janë format e studimit në TBU?
Format e studimit në TBU janë: a) Studime me kohë të plotë. b) Studime me kohë të zgjatur.
3. A është e mundur të transferoj studimet në TBU? Cilat janë hapat që duhen ndjekur?
TBU ofron mundësi për transferime të studimeve për studentët midis programeve të të njëjtit cikël brenda institucionit apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë, si dhe për transferime nga programe të mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë. Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një student, me qëllim vazhdimin e studimeve, i takon strukturës mësimore që pranon studentin sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren për transferimet.
4. Jam i/e interesuar për bursë studimi në TBU. Si mund të aplikoj?
Ju mund të informoheni në lidhje me bursat e studimit dhe procedurat e aplikimit duke klikuar në Tarifa & Bursa Studimi.
5. Sa janë tarifat e studimit në programin Bachelor? Po në programin Master? A mund të paguhet tarifa e studimit me këste?
Ju mund të informoheni për tarifat e studimit dhe mundësinë e kryerjes së pagesave me këste duke klikuar në Tarifa & Bursa Studimi.
6. Në çfarë gjuhe zhvillohet mësimdhënia në TBU?
Mësimdhënia në TBU zhvillohet në gjuhën shqipe.