Stafi Akademik Drejtues
Rektor
Narrative Resume - Prof. Dr. Ilia Kristo është një pedagog me përvojë 36 vjeçare universitare në fushën e ekonomisë, në veçanti lidhur me Ekonominë e Industrisë, Biznesin dhe Marketingun Ndërkombëtar. Karrierën universitare mësimdhënëse dhe kërkimore e ka filluar dhe ushtruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës (UT) në vitin 1983, ku mbrojti Doktoraturën (Kandidat i Shkencave) në vitin 1988, si dhe mori titujt Prof. Ass. (Docent) në vitin 1992 dhe Profesor në vitin 1999; ku ka mbajtur edhe pozicione të larta në organet dhe strukturat drejtuese të këtij universiteti si anëtar i Senatit Akademik, Kryetar i Bordit të Administrimit, Përgjegjës Departamenti, Anëtar i Këshillave Shkencore. Veprimtarinë e vet shkencore dhe botuese e ka shtrirë në çështjet e Biznesit Ndërkombëtar, Marketingut Ndërkombëtar, Logjistika Ajrore, Detare dhe Rrugore, Organizimi dhe Zhvillimi Territorial, Edukimi Ekonomik, etj., ndërsa ka formësuar lëndë dhe ka dhënë mësim në Ekonomia e Industrisë, Biznes Ndërkombëtar, Marketing Ndërkombëtar, Marketing, Menaxhimi i Çmimeve, Lokacioni Industrial si në Fakultetin Ekonomik dhe Institutin e Studimeve Europiane të UT ashtu edhe në shkolla të tjera të larta, përfshire TBU, në Shqipëri, si edhe në Francë, USA, UK, Itali. Ai është aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës, dhe Anëtar i Bordit të ANALTIR - Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Mallrave, si dhe ka qenë anëtar bordi drejtues në disa ente të tjera publike apo organizata private. Ka marrë pjesë në disa projekte me institucionet ndërkombëtare. Ai ka titullin Ambassador for Peace ofruar nga Universal Peace Federation and the Interreligious and International Federation for World Peace. Studimet universitare i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitet 1972 – 1977 në degën Ekonomist për Industrinë, si dhe ka marrë pjesë në një numër të madh trainimesh akademike apo profesionale në Shqipëri dhe në vende të tjera.
Dr. Entela SHEHAJ
Zv. Rektore
Narrative Resume - Dr. Entela Shehaj është një pedagogë me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ekonomisë, gjithashtu me një eksperiencë me shumë se 7 vjeçare në fushën e rregullimit të sektorit të energjisë elektrike dhe gazit natyror në pozicione vendimmarrëse. Eksperienca e saj akademike ka filluar në Universitetin Eqrem Çabej dhe me pas në Universitetin Europian të Tiranës si lektore në fushën e ekonomiksit. Përgjatë karrierës së saj akademike ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtuesit të Departamentit Ekonomik (2000-2003) si dhe ka qenë aktive në kryrjen e studimeve kërkimore shkencore, këshillimit dhe hartimit të shumë akteve rregullatore.Dr. Entela Shehaj ka një përvojë të pasur në rregullimin e sektorit të Energjisë në pozicione vendimmarrëse dhe këshilluese. Gjatë kësaj kohe ajo ka dhënë kontributin e saj në hartimin e akteve legjislative, parësore dhe dytësore, të sektorit të energjisë, përfshi metodologjinë dhe përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike si edhe në anën teknike dhe problematikat që shoqërojnë këtë sektor. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit Dr. Entela Shehaj ka marrë pjesë aktive në hartimin e akteve rregullatore që kanë të bëjnë me projektin TAP. Dr. Entela Shehaj ka fituar gradën Doktor (PhD) në Ekonomiks në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar (2006) dhe gjithashtu ka marrë diplomën Master në Ekonomiks për Analiza Biznesi nga ky Universitet (2002). Studimet universitare i kreu në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Ekonomik, Dega Administrim Biznesi (1989-1993).
Prof.Dr. Alba DUMI

Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit
Narrative Resume - Prof. Alba Dumi është një pedagoge me përvojë mbi 18 vjeçare universitare brenda dhe jashtë vendit, e specializuar në fushat e menaxhimit. Karrierën universitare mësimdhënëse dhe kërkimore e ka filluar dhe ushtruar në Universitetin Ismail Qemali ku ka mbajtur edhe pozicione të larta në organet dhe strukturat drejtuese të këtij universiteti. Gradën shkencore “Dr.” e mori në vitin 2009, titujt Prof. Ass. (Docent) në vitin 2012 dhe Profesore në vitin 2015 pranë Universitetit Ismail Qemali; Veprimtarinë e vet shkencore dhe botuese e ka shtrirë në fusha si Menaxhimi i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Analiza Sipërmarrëse dhe Dallimet Menaxhuese, Menaxhimi Strategjik i Avancuar, Lidership i Avancuar, Sjellje Organizative, Aftësi Menaxheriale, Qeverisje Korporatash, Menaxhimi Strategjik në Institucionet Financiare, Menaxhim Ndërkombëtar, Komunikim Organizativ dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore. Prof. Alba Dumi është bashkëpunëtore shkencore në shumë revista ose kompani publikimesh jashtë vendit, autore tekstesh universitare, anëtare në bordet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si: MCSER Roma Itali, Massey University NZ, EJESS Spanjë, etj. Në vitin 2016 vlerësohet nga ESJ USA Journal me çmimin “Best Paper Award”. Prof. Alba Dumi është autore e cituar nga disa studiues dhe publikues vendas dhe të huaj, në hulumtimet e tyre shkencore. Njëherazi Prof. Alba Dumi është profesore e ftu
ar në SEEU University ku drejton module PhD si dhe konsulente shkencore në kërkim në “Oxford Policy Management Kennington University”.
Prof. Asoc. Makbule ÇEÇO
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë
Narrative Resume - Prof. As. Makbule Çeço është një pedagoge me përvojë mbi 40 vjeçare në fushën e të
drejtës publike, të drejtës kushtetuese, të drejtës parlamentare, filozofisë së të drejtës,
qeverisjes vendore dhe organizimit të qeverisjes. Karrierën universitare mësimdhënëse
dhe kërkimore e ka filluar dhe ushtruar fillimisht në Fakultetin e Shkencave PolitikoJuridike pranë Universitetit të Tiranës (UT) dhe më pas në UAMD, Universitetin Marin
Barleti, SHLUP Justicia dhe Tirana Business University College ku vijon prej vitit 2014.Gradën “Doktor i Shkencave” e ka fituar në vitin 1999 dhe titullin “Profesor i Asociuar”
në vitin 2015. Znj. Çeço ka udhëhequr me sukses Drejtorinë e Arsimit të Lartë pranë Ministrisë së Arsimit në vitet 1989-1992. Znj. Çeço ka publikuar dhjetra artikuj shkencorë dhe ka referuar në dhjetra konferenca dhe aktivitete ndërkombëtare. Znj.Çeço ka marrë pjesë në shumë kurse trajnime, brenda dhe jashtë vendit, me fokus fushën e arsimit, shërbimet publike, pushtetin vendor, politikën, dhe fushën elegjislacionit. Znj. Çeço është vlerësuar për kontributin e saj humanitar me gradënDoctor of International Diplomacy nga Academy of Universal Global Peace.
drejtës publike, të drejtës kushtetuese, të drejtës parlamentare, filozofisë së të drejtës,
qeverisjes vendore dhe organizimit të qeverisjes. Karrierën universitare mësimdhënëse
dhe kërkimore e ka filluar dhe ushtruar fillimisht në Fakultetin e Shkencave PolitikoJuridike pranë Universitetit të Tiranës (UT) dhe më pas në UAMD, Universitetin Marin
Barleti, SHLUP Justicia dhe Tirana Business University College ku vijon prej vitit 2014.Gradën “Doktor i Shkencave” e ka fituar në vitin 1999 dhe titullin “Profesor i Asociuar”
në vitin 2015. Znj. Çeço ka udhëhequr me sukses Drejtorinë e Arsimit të Lartë pranë Ministrisë së Arsimit në vitet 1989-1992. Znj. Çeço ka publikuar dhjetra artikuj shkencorë dhe ka referuar në dhjetra konferenca dhe aktivitete ndërkombëtare. Znj.Çeço ka marrë pjesë në shumë kurse trajnime, brenda dhe jashtë vendit, me fokus fushën e arsimit, shërbimet publike, pushtetin vendor, politikën, dhe fushën elegjislacionit. Znj. Çeço është vlerësuar për kontributin e saj humanitar me gradënDoctor of International Diplomacy nga Academy of Universal Global Peace.
Msc. Barjam GJISHTI
Zv. Dekan i Fakultetit të Drejtësisë
Narrative Resume - Msc. Barjam Gjishti është pedagog me një eksperiencë mbi 8 vjecare. Karrierën universitare e ka filluar si Lektor i së Drejtës në disa universitete të vendit, përfshirë Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit i Tiranës. Gjatë karrierës së tij ka kontribuar pranë Drejtorisë së Inspektimit të Gjyqësorit në Ministrinë e Drejtësisë. Ushtron profesionin e avokatit dhe konsulentit ligjor, me një përvojë disa vjeçare në fushat administrative, doganore, tatimore, civile dhe tregtare si në studio ligjore vendase dhe italiane. Msc. Barjam Gjishti ka përfunduar studimet në vitin 2011, pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Torinos (Itali) me maksimumin e pikëve, me mbrojtjen e tezës në fushën penale me Presidentin e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Sergio Vinciguerra, me titull ''Krimet kundër autoritetit të shtetit të kryera nga zyrtarët publike'' si dhe mbrojtjen e diplomës në fushën administrative me Prof. Gallo Carlo Emanule me titull ''Drejtësia administrative shqiptare në këndvështrimin krahasues me sistemin e drejtësisë italiane'' duke marrë kualifikimin akademik ''Dottore Magistrale in Giurisprudenza''. Botues i shumë artikujve në revista shkencore dhe pjesëmarrës në konfernca shkencore në fushën administrative. Titullar i lëndëve: E Drejta Administrative, Gjykimi Administrativ, E Drejta Romake, Përgjegjësia Penale dhe Civile e Biznesit pranë Fakultetit të Drejtësise në Kolegjin Universitar ''TBU''. Msc. Barjam Gjishti është Anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Tiranë dhe Dhomës Kombëtare Shqiptare të Ndërmjetësimit. Z. Gjishti është bashkëpunëtor me zyrën judike "Fokus Law Firm" si dhe bashkë-themelues i zyrës juridike DAEPI.