Klubet Studentore
Në TBU operojnë disa klube studentore / klube sociale të cilat kanë qëllim gjallërimin e jetës së studentit për fusha a çështje në interes të tyre personal dhe/ose profesional.
1. Klubi i Debatit është krijuar e funksion në TBU si program i fuqizuar nga Junior Achievement of Albania në bashkëpunim me AADF. Qëllimi i këtij klubi është të kontribuojë tek studentët e TBU në përmirësimin e aftësive për të menduar në mënyrë kritike, për të hulumtuar, përgatitur e prezantuar argumente dhe zgjidhje kreative të problemeve lidhur me çështje me fokus ekonominë dhe politikat ekonomike vendase dhe globale.
2. Klubi i Karrierës i dedikohet studentëve e të diplomuarëve dhe ka si qëllim fuqizimin e tyre për të arritur sukses personal dhe profesional. Qëllimi i këtij klubi është të shërbejë si platformë informimi, edukimi, këshillimi, promovimi dhe rrjetëzimi i studentëve dhe të diplomuarëve për të patur një karrierë të frytshme.
3. Klubi i Sipërmarrjes ka si qëllim të informojë e frymëzojë studentët të konceptojnë ide inovative, të ndërmarrin iniciativa biznesi dhe t'i menaxhojnë me sukses ato duke shkëmbyer së bashku njohuri, përvojë dhe kontakte të dobishme. Ky klub bashkëpunon ngushtë me Inkubatorin e Biznesit Studentor në TBU për t'i mundësuar studentëve mjedise pune dhe logjistikë ndihmëse pa pagesë, këshillim nga stafi akademik, mundësi për bashkëpunim me bizneset partnere me TBU, etj.
4. Klubi i Juristëve synon të jetë një faktor i rëndësishëm i zhvillimit intelektual të juristëve të rinj, duke u angazhuar në konkurse, diskutime, analiza dhe studime të cështjeve juridike.
5. Klubi i Sportit koncepton, planifikon dhe organizon aktivitete të ndryshme të natyrës sportive (futboll, volejboll, hiking, etj) në interes të studentëve.
6. Klubi i Bamirësisë angazhohet të ndërmjetësojë nxitjen e komunikimit dhe bashkëpunimit të studentëve për të kontribuar me vullnetarizëm kur vlerësohet e nevojshme.
7. Klubi i Artit inkurajon studentët e apasionuar pas artit për organizimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete social-kulturore si shfaqje teatrale, ekspozita pikture, evente muzikore, etj.