Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Tarifa & Bursa Studimi

Tarifa & Bursa Studimi

Tarifa e studimit në TBU, për regjistrimet në vitin akademik 2023-2024, përcaktohet rast për rast bazuar në notën mesatare, kushtet ekonomike dhe arritjet e kandidatit.

  • Në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë, tarifa e studimit në programet BACHELOR është 200.000 Lekë/për çdo 60 kredite (ECTS), ndërsa në programet MASTER është 210.000 Lekë/për çdo 60 kredite (ECTS). 
  • Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, tarifa e studimit në programet BACHELOR është 220.000 Lekë/për çdo 60 kredite (ECTS) ndërsa në programet MASTER është 230.000 Lekë/për çdo 60 kredite (ECTS). 

NOTA MESATARE E VITIT PARARENDËSKUSHTET SOCIO-EKONOMIKE DHE ARRITJET

  • Zbritjet e tarifës së studimit, bazuar në mesataren e vitit pararendës, gjëndjen ekonomike, kushtet sociale, rezultatet në konkurse, dhe arritje të tjera të kandidatit vlerësohen rast për rast, bazuar në kërkesën e arsyetuar të studentit. Niveli i bursës së studimit/zbritjes së tarifës përcaktohet në takim me stafin drejtues të TBU dhe pasqyrohet në kontratën individuale të çdo studenti.

_____________________________________________________________

TARIFA E REGJISTRIMIT

  • Në regjistrim për herë të parë në TBU aplikohet tarifë regjistrimi prej 7.000 Lekë. Tarifa e regjistrimit paguhet vetëm një herë, pavarësisht kalimit nga një program apo cikël studimi në tjetrin. Në momentin e regjistrimit paguhet tarifa e regjistrimit.

MUNDËSIA E PAGESËS NË KËSTE

  • Pagesa e tarifës bëhet si rregull në 2 këste, por në rast nevoje të arsyetuar nga studenti, pagesa mund të kryhet në më shumë këste. TBU inkurajon që pagesa të kryhet nëpërmjet të ardhurave të studentit nga punësimi gjatë studimeve dhe nuk aplikon interesa për kryerjen e pagesës në këste. 

TRANSFERIMI I STUDIMEVE

  • Për studentet që vijnë në TBU përmes procesit të transferimit nga një shkollë tjetër e lartë zbatohet tarifë studimi proporcionale në raport me kreditet e mbetura për t’u marrë deri në përfundim të programit.

VËRTETIMET ADMINISTRATIVE

  • Vërtetimet e ndryshme administrative e shkollore që i jepen studentit me kërkesën e tij bëhen pa pagesë.

PAGESA E TARIFËS

  • Pagesa nga studenti kryhet në llogarinë bankare të Tirana Business University sh.p.k:

Tirana Bank

IBAN LEK: AL52 2061 1035 0000 1303 1986 7100

IBAN EUR: AL25 2061 1035 0000 1303 1986 7101

Aplikoni per burse