Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

TBU - Rosseta Stone

TBU - Rosseta Stone

Informojmë mbi nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me operatorin KORAL-INC sh.p.k, për pajisjen e studentëve dhe stafit akademik e administrativ me laboratorë personale e-learning (Rosetta Stone-TMM Campus Online) që shërbejnë për mësimin dhe ushtrimin e gjuhëve të huaja.

Nga kjo marrëveshje studentët dhe stafi përfitojnë tarifën preferenciale15 euro/vit ose 2100 lekë/vit, për të mësuar dhe ushtruar 6 gjuhë (Anglishte Amerikane, Anglishte Britanike, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht), me të gjitha nivelet (A1, A2, B1, B2, C1), pa asnjë kufizim 24/24 orë, 365 ditë (duke filluar nga data e aktivizimit të kodit personal).

Më poshtë procedura e regjistrimit:
1. Personi kryen pagesën 15 euro ose 2100 lekë (pranë Zyrës së Financës në TBU). Zyra e Financës e pajis personin me mandatin pagesës.
2. Personi dorëzon një kopje të mandatit të pagesës pranë Sekretarisë Mësimorë në TBU dhe vijon procedurën e regjistrimit të të dhënave personale.
3. Personi merr udhëzuesin praktik për hyrjen në laboratorin personal - Rosetta Stone-TMM Campus Online

Brenda datës së regjistrimit Sekretaria Mësimore e TBU i dërgon KORAL-INC të dhënat e personit të regjistruar. KORAL-INC dërgon kodin personal (username/password) në adresën e e-mailit të personit të regjistruar. Në vijim, personi i regjistruar, pas futjes në laboratorin e tij mund t'a ndryshojë passwordin sipas dëshirës.

Bashkëlidhur do të gjeni udhëzuesin praktik i cili ju vjen në ndihmë për t’u futur në laborator dhe për mënyrën e përdorimit të tij.