Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Academic Management Staff

Academic Management Staff

/files/Ilia Kristo.JPGProf. Dr. Ilia KRISTO
Rector
 
Narrative Resume - Prof. Dr. Ilia Kristo është një pedagog me përvojë 36 vjeçare universitare në fushën e ekonomisë, në veçanti lidhur me Ekonominë e Industrisë, Biznesin dhe Marketingun Ndërkombëtar. Karrierën universitare mësimdhënëse dhe kërkimore e ka filluar dhe ushtruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës (UT) në vitin 1983, ku mbrojti Doktoraturën (Kandidat i Shkencave) në vitin 1988, si dhe mori titujt Prof. Ass. (Docent) në vitin 1992 dhe Profesor në vitin 1999; ku ka mbajtur edhe pozicione të larta në organet dhe strukturat drejtuese të këtij universiteti si anëtar i Senatit Akademik, Kryetar i Bordit të Administrimit, Përgjegjës Departamenti, Anëtar i Këshillave Shkencore. Veprimtarinë e vet shkencore dhe botuese e ka shtrirë në çështjet e Biznesit Ndërkombëtar, Marketingut Ndërkombëtar, Logjistika Ajrore, Detare dhe Rrugore, Organizimi dhe Zhvillimi Territorial, Edukimi Ekonomik, etj., ndërsa ka formësuar lëndë dhe ka dhënë mësim në Ekonomia e Industrisë, Biznes Ndërkombëtar, Marketing Ndërkombëtar, Marketing, Menaxhimi i Çmimeve, Lokacioni Industrial si në Fakultetin Ekonomik dhe Institutin e Studimeve Europiane të UT ashtu edhe në shkolla të tjera të larta, përfshire TBU, në Shqipëri, si edhe në Francë, USA, UK, Itali. Ai është aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës, dhe Anëtar i Bordit të ANALTIR - Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Mallrave, si dhe ka qenë anëtar bordi drejtues në disa ente të tjera publike apo organizata private.  Ka marrë pjesë në disa projekte me institucionet ndërkombëtare. Ai ka titullin Ambassador for Peace ofruar nga Universal Peace Federation and the Interreligious and International Federation for World Peace. Studimet universitare i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitet 1972 – 1977 në degën Ekonomist për Industrinë, si dhe ka marrë pjesë në një numër të madh trainimesh akademike apo profesionale në Shqipëri dhe në vende të tjera.
 
 
/files/entela-shehaj-web
Dr. Entela SHEHAJ
Vice Rector
 
Narrative Resume - Dr. Entela Shehaj është një pedagogë me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ekonomisë, gjithashtu me një eksperiencë me shumë se 7 vjeçare në fushën e rregullimit të sektorit të energjisë elektrike dhe gazit natyror në pozicione vendimmarrëse. Eksperienca e saj akademike ka filluar në Universitetin Eqrem Çabej dhe me pas në Universitetin Europian të Tiranës si lektore në fushën e ekonomiksit. Përgjatë karrierës së saj akademike ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtuesit të Departamentit Ekonomik (2000-2003) si dhe ka qenë aktive në kryrjen e studimeve kërkimore shkencore, këshillimit dhe hartimit të shumë akteve rregullatore.Dr. Entela Shehaj ka një përvojë të pasur në rregullimin e sektorit të Energjisë në pozicione vendimmarrëse dhe këshilluese. Gjatë kësaj kohe ajo ka dhënë kontributin e saj në hartimin e akteve legjislative, parësore dhe dytësore, të sektorit të energjisë, përfshi metodologjinë dhe përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike si edhe në anën teknike dhe problematikat që shoqërojnë këtë sektor. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit Dr. Entela Shehaj ka marrë pjesë aktive në hartimin e akteve rregullatore që kanë të bëjnë me projektin TAP. Dr. Entela Shehaj ka fituar gradën Doktor (PhD) në Ekonomiks në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar (2006) dhe gjithashtu ka marrë diplomën Master në Ekonomiks për Analiza Biznesi nga ky Universitet (2002). Studimet universitare i kreu në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Ekonomik, Dega Administrim Biznesi (1989-1993).
 
 
/files/Arben-Bakllamaja-1-300x300Prof. Asoc. Dr. Arben BAKLLAMAJA
Dean of the Faculty of Business Administration 
 
Prof. Asoc. Arben Bakllamaja është një nga lektorët dhe ekspertët e njohur në fushën e institucioneve ndërkombëtare në programe dhe projekte zhvillimi në Shqipëri dhe vende të tjera. Eksperienca e tij mbi 35 vjeçare ka kaluar në institucione kërkimore shkencore, akademike, dhe në organizata ndërkombëtare. Që nga viti 1991 ka qënë anëtar i Task Force në Këshillin e Ministrave për përgatitjen e Programit të Qeverisë të Privatizimit dhe Liberalizimit të Çmimeve. Më pas ka punuar si Zv. Ministër i Financave dhe pastaj bëhet Drejtor i Buxhetit në Ministrinë e Financave deri në Janar 2003. Pas studimeve në USA, në Maj 1995 fillon punën në Bankën Botërore ku ka punuar për rreth 20 vjet në 11 vende të ndryshme përfshirë Shqipërinë. Gjatë punës me Bankën Botërore është përfshirë në përgatitjen e një sërë dokumentash si Project Appraisal Document, Policy Note, Sector Strategy, Research Paper. Këto janë publikuar në Infoshop të Bankës Botërore në Washington DC, USA. Po ashtu ka marrë pjesë në një numër international workshops dhe seminare si në Prage, Los Angelos, Budapest, dhe Washington DC. Gjatë jetës së tij akademike ai ka botuar artikuj në revisten Economicus dhe Ekonomia dhe Tranzicioni në Shqipëri. Ka botuar libra në Maqedoni me bashkë-autor librin “Assessment of the Investment needs, Institutional and Policy Measures, Water and Sanitation Sector, Republic of Macedonia” mbështetur në një studim të kryer me financim nga EIB, si edhe librin “Macedonia Water and Wastewater Sector Challenges” në Gjermani. Angazhimi i tij si pedagog përfshin punën në Universitetin Polis, Universitetin Europian të Tiranës, Universitetin Marin Barleti dhe së fundi në Tirana Business University College.
 
 
Prof. Alba DUMI/files/alba_dumi_foto.JPG
Zv. Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit
 
Narrative Resume - Prof. Alba Dumi është një pedagoge me përvojë mbi 18 vjeçare universitare brenda dhe jashtë vendit, e specializuar në fushat e menaxhimit. Karrierën universitare mësimdhënëse dhe kërkimore e ka filluar dhe ushtruar në Universitetin Ismail Qemali ku ka mbajtur edhe pozicione të larta në organet dhe strukturat drejtuese të këtij universiteti. Gradën shkencore “Dr.” e mori në vitin 2009, titujt Prof. Ass. (Docent) në vitin 2012 dhe Profesore në vitin 2015 pranë Universitetit Ismail Qemali; Veprimtarinë e vet shkencore dhe botuese e ka shtrirë në fusha si Menaxhimi i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Analiza Sipërmarrëse dhe Dallimet Menaxhuese, Menaxhimi Strategjik i Avancuar, Lidership i Avancuar, Sjellje Organizative, Aftësi Menaxheriale, Qeverisje Korporatash, Menaxhimi Strategjik në Institucionet Financiare, Menaxhim Ndërkombëtar, Komunikim Organizativ dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore. Prof. Alba Dumi është bashkëpunëtore shkencore në shumë revista ose kompani publikimesh jashtë vendit, autore tekstesh universitare, anëtare në bordet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si: MCSER Roma Itali, Massey University NZ, EJESS Spanjë, etj. Në vitin 2016 vlerësohet nga ESJ USA Journal me çmimin “Best Paper Award”. Prof. Alba Dumi është autore e cituar nga disa studiues dhe publikues vendas dhe të  huaj, në hulumtimet e tyre shkencore. Njëherazi Prof. Alba Dumi është profesore e ftuar në SEEU University ku drejton module PhD si dhe konsulente shkencore në kërkim në “Oxford Policy Management Kennington University”.
 
 
/files/Endri Papajorgji, Dekan EDB.JPGProf. Asoc Dr. Endri PAPAJORGJI
Dean of the Faculty of Law 
Prof. assoc. Dr. Endri PAPAJORGJI is a lawyer, lawyer, legal expert and well-known law professor with over 10 years of experience. Prof. Endri Papajorgji holds a Bachelor-Master-PhD in Law at "Karl Franzens Universität Graz", Austria and has earned the title "Associate Professor" from the Faculty of Law, University of Tirana in May 2015. Prof. Endri Papajorgji has been elected the Dean of the Faculty of Law of Tirana Business University since 2014. Prof. Endri Papajorgji has conducted scientific research at the University of Graz, Maribor, Vienna, Leuven, Salzburg, Zagreb, Ljubljana, Munich, Regensburg, Skopje, Tetovo, Prishtina etc, as well as with the EU Institutions in Brussels and Luxembourg. Prof. Endri Papajorgji has worked as a lawyer, consultant and lawyer at several international and local law offices (Vienna, Graz, Tirana), as well as a lecturer and researcher at the Karl Franzens Universität Graz University. Prof. Endri Papajorgji has published 8 scientific books, 2 of them in Germany and 6 in Albania. He has written over 80 scientific articles at international conferences and journals. Prof. Endri Papajorgji is a Member of the Albanian National Chamber of Advocacy, Member of the Albanian National Mediation Chamber, Executive Director of the International Institute for Private Law, Trade and Competition Member of Alumni Uni Graz Network, Chief Editor of the International Scientific Review "Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences ", Editor-in-Chief of the International Journal of Balkan Journal of Interdisciplinary Research, etc.
 
/files/barjam_gjishti_image.JPG
Msc. Barjam GJISHTI/files/barjam_gjishti_foto.JPG
Zv. Dekan i Fakultetit të Drejtësisë
 
Narrative Resume - Msc. Barjam Gjishti është pedagog me një eksperiencë mbi 8 vjecare. Karrierën universitare e ka filluar si Lektor i së Drejtës në disa universitete të vendit, përfshirë Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit i Tiranës. Gjatë karrierës së tij ka kontribuar pranë Drejtorisë së Inspektimit të Gjyqësorit në Ministrinë e Drejtësisë. Ushtron profesionin e avokatit dhe konsulentit ligjor, me një përvojë disa vjeçare në fushat administrative, doganore, tatimore, civile dhe tregtare si në studio ligjore vendase dhe italiane. Msc. Barjam Gjishti ka përfunduar studimet në vitin 2011, pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Torinos (Itali) me maksimumin e pikëve, me mbrojtjen e tezës në fushën penale me Presidentin e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Sergio Vinciguerra, me titull ''Krimet kundër autoritetit të shtetit të kryera nga zyrtarët publike'' si dhe mbrojtjen e diplomës në fushën administrative me Prof. Gallo Carlo Emanule me titull ''Drejtësia administrative shqiptare në këndvështrimin krahasues me sistemin e drejtësisë italiane'' duke marrë kualifikimin akademik ''Dottore Magistrale in Giurisprudenza''. Botues i shumë artikujve në revista shkencore dhe pjesëmarrës në konfernca shkencore në fushën administrative. Titullar i lëndëve: E Drejta Administrative, Gjykimi Administrativ, E Drejta Romake, Përgjegjësia Penale dhe Civile e Biznesit pranë Fakultetit të Drejtësise në Kolegjin Universitar ''TBU''. Msc. Barjam Gjishti është Anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Tiranë dhe Dhomës Kombëtare Shqiptare të Ndërmjetësimit. Z. Gjishti është bashkëpunëtor me zyrën judike "Fokus Law Firm" si dhe bashkë-themelues i zyrës juridike DAEPI.