Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

TBU - Erasmus +

TBU - Erasmus +

TBU së bashku me disa universitete të tjera shqiptare dhe Universitetin Staffordshire nga Mbretëria e Bashkuar, u bënë fituese për herë të dytë në projektin Erasmus+KA1 me numër referencë 2018-1-UK01-KA107-046977.

Për qëllim të zbatimit të këtij projekti, TBU nënshkroi edhe një kontratë (Inter-Institutional Agreement) me Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar, e cila përcaktonte modalitetet dhe detajet e mobilitetit të stafit dhe të studentëve.

Periudha e realizimit të projektit sipas kontratës ishin vitet akademike 2017-2018 dhe 2018-2019 dhe ky projekt është fituar nga TBU edhe për vitet akademik 2019-2021. Në kuadër të këtij projekti 7 anëtarë të stafit akademik me kohë të plotë të TBU vizituan Business School, Staffordshire University UK, për një periudhë 1 javore secili, dhe 3 studentë aktualisht po ndjekin një semestër në Business School, Staffordshire University UK. Arsyeja e vizitës ishte zhvillim kurrikular si edhe kërkim shkencor individual i secilit anëtar i personelit akademik që bëri pjesë në këtë projekt. Vizita u realizua gjatë periudhës Shtator-Tetor 2019.

Gjithashtu studentët gjatë kohës në Staffordshire University, po përdorin edhe burimet e tyre të bibliotekave për të punuar temat e tyre të diplomës. Qëllimi i ICM project është pikërisht mobiliteti i studentëve, dhe njohja e tyre me praktikat, metodat dhe kërkesat e mësimdhënies të një universiteti tjetër (në përëndim). Kreditet e fituara në Staffordshire University ju njihen plotësisht si të kryera nga TBU dhe do të jenë pjesë e suplementit të diplomes për studentët.

Gjatë vitit akademik 2019-2020 pritet të implementohet i njëjti projekt për herë të tretë me Staffordshire University.

_________

TBU bashkëpunon me Zyrën Kombëtare Shqiptare Erasmus+.

_________

Pikë kontakti nga TBU për studentët: Iva Ohri

E-mail: iva.ohri@tbu.edu.al