DEKANI I STUDENTËVE
Dekani i Studentëve ka një rol kyç në ruajtjen e marrëdhënieve të mira midis studentëve dhe institucionit si dhe shërben si një qendër e rëndësishme për funksionimin efikas të Universitetit me synim zgjerimin e përvojës së studentëve në TBU. Kjo zyrë përkujdeset për nevojat e studentëve duke ofruar mbështetje, orientim, këshillim dhe mbrojtje të të drejtave të tyre si dhe organizimin e klubeve studentore. Zyra e Dekanit të Studentëve ka iniciativa strategjike të tilla si:
- Garantimi i jetës studentore duke mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme dhe përkrahjen e nevojave të studentëve në aspektet akademike dhe sociale.
- Organizimi, koordinimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve midis studentëve të Tirana Business University brenda dhe jashtë universitetit.
- Promovimi i një bashkësie të shëndetshme dhe të sigurt për të gjithë studentët e TBU.
Julja Husha - Dekan i Studentëve
ZYRA E KARRIERËS/PUNËSIMIT
Tirana Business University Colloge (TBU) ka si përparësi punësimin e studentëve, duke krijuar mundësi të praktikave profesionale në kompani të ndryshme dhe institucione publike me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë dhe të rrisin perspektivat e pozicionimit në tregun e punës.
Mbi 86% e të gjithë studentëve tanë janë punësuar gjatë ose menjëherë pas studimeve të tyre. Synimi ynë është që me mbështetjen e fortë të Grupit BALFIN dhe të mjaft bizneseve të tjera partnere, ta çojmë në 100% punësimin e studentëve tanë.
Zyra e Karrierës dhe Punësimit në TBU ka në fokus një procedurë të konsoliduar ndërveprimi mes studentëve dhe drejtuesve të Burimeve Njerëzore të kompanive të Grupit BALFIN, si Tirana Bank, Neptun Albania, Spar Albania, ACREM, BALFIN Sh.p.k, Fashion Group Albania, BALFIN Real Estate, etj, në mënyrë që ti japë përparësi direkte studentëve të TBU për tu punësuar në këto kompani të BALFIN Group, në profilet ku studentët kanë më tepër prirje.
Për këtë qëllim, zyra e karrierës organizon vazhdimisht në bashkëpunim me ekspertë të fushës, trajnime për studentët, që nga ndërtimi i një CV-je të suksesshme, deri te përgatitja për intervistat e punës, në mënyrë që ata të jenë sa më profesionalë, që në kontaktin e parë që do të kenë me tregun e punës
Klikoni (këtu) për tu informuar mbi disa të dhëna të punësimit real të studentëve të TBU në vitet akademike 2013-2014 deri në 2022-2023.
E-mail: karriera@tbu.edu.al
Konkursi Kombëtar Studentor
Konkursi Kombëtar Studentor organizohet për herë të parë në vitin 2024 nga Tirana Business University, në kuadër të një konkursi në rrafsh kombëtar, në të cilin mund të marrin pjesë vetëm studentë, individualisht apo në grup.
Çmimi do të akordohet çdo vit, për idenë më të mirë të biznesit nga studentët shqiptarë.
Organizimi do të jetë në formën e shpalljes së një thirrje pjesëmarrjeje në një konkurs kombëtar idesh novatore biznesi, vetëm nga studentët që studiojnë në IAL-të publike dhe jopublike në Shqipëri. Të paktën 5 muaj përpara organizimit të eventit final do të paraqitet thirrja për pjesëmarrje në konkurs. Afati i dorëzimit të ideve dhe propozimeve nga studentët do të jetë 3 muaj pas shpalljes së thirrjes për to. Një muaj pas shqyrtimit të këtyre ideve nga ekipi i zgjedhur për këtë qëllim, do të bëhet shpallja e 5-10 ideve më të mira novatore, të cilat do të prezantohen shkurtimisht në eventin final. Një muaj pas shpalljes së ideve që kualifikohen për eventin final, do të bëhet organizimi i konkursit final, ku prezantohen idetë e kualifikuara dhe shpallen ato fituese. Një juri ekspertësh do të shpallë fituesit, të cilëve do tu akordohen çmime jo vetëm simbolike, por edhe monetare nga ana e bizneseve me në zë në vend, për ti vënë në jetë idetë e tyre të biznesit në formën e start up-eve.
Konkurse dhe Start Ups
TECHnovators dhe Sipërmarrësit e së Nesërmes janë një nismë unike e kthyer në traditë tashmë në TBU prej 14 vjetësh. Këto dy konkurse, krijojnë një angazhim të jashtëzakonshëm të maturantëve, në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë, ku konkursi ndalet në fazat e tij paraprake, ku një juri e posaçme përzgjedh idetë më inovatore, që më pas vlerësohen në finalen e Tiranës, që do të zhvillohet në mjediset e TBU.
Këto ide biznesi, të cilat marrin një mbështetje financiare dhe ekspertizën e nevojshme nga operatorë me përvojë biznesi, shpeshherë kanë rezultuar në start-ups të suksesshme, të cilat vijojnë edhe sot të funksionojnë me efikasitet, qoftë në teknologji dhe në inovacion, qoftë ne sferën e biznesit.
Statistika ndër vite
+5000 pjesëmarrës
+500 ekipe
+100’000 euro fond për çmime
+50 bursa të fituara
Kriteret e vlerësimit:
Niveli i inovacionit dhe kreativitetit;
Qëndrueshmëria e zgjidhjes së sfidës;
Prezantimi para jurisë;
Regjistrohu tani:
e-mail: admissions@tbu.edu.al
Cel: 0697066966
HISTORI SUKSESI
Jehona Gjini
Specialiste Finance pranë Ilma Farma
“Tirana Business University ka qenë një suport shumë i madh gjatë këtyre tre viteve Bachelor, dhe vazhdon të jetë, që unë të shkëlqej dhe në profesionin tim, por dhe në universitet, kjo nga mundësitë e shumta të punësimit dhe fleksibiliteti në orare për studentët.
Studente, Master në Informatikë Ekonomike
Megi Ajazi
Koordinatore e TEG
“Tirana Business University bëri të mundur që dita ime e parë në Bachelor të përkonte me ditën time të parë të punës. Në TBU rritesh cdo ditë nga pedagogë të cilët na kanë konsideruar gjithmonë si kolegë. Në TBU nëpërmjet praktikave mësimore, internships dhe punësimit, secili student ka mundësi të orientohet drejt zhvillimit profesional dhe personal për të hapur më tej dyert në tregun e punës.”
Alumni, Bachelor në Administrim Biznesi me profil Marketing
Gabriela Noka
Menaxhere Shitjesh pranë Balfin Real Estate
“TBU ka qenë një pikë kyçe në rrugëtimin tim, qoftë në atë profesional por edhe atë njerëzor. Nuk është vetëm një institucion arsimor, por një familje ku hyn si student dhe del si mik. TBU ka qenë kontakti kryesor midis kompanive të Grupit BALFIN dhe rrugëtimin tim aty.”
Alumni, Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim
Ernest Preka
Këshilltar Financimi pranë RevAlbania
“Në Tirana Business University nuk mora vetëm diplomën, por besimin, përkujdesjen dhe karrierën.”
Alumni, Master Profesional në Administrim Biznesi
Xhorxhia Dauti
“Krijimi i një biznesi kërkon përkushtim, njohuri dhe shumë mbështetje. Për krijimin e biznesit Egessential një pjesë e falenderimeve shkon për Tirana Business University. Kur u bëra pjesë e TBU kuptova se si ishte të ndihesh si në familje. Një staf i dedikuar dhe i përkushtuar ku nuk ka munguar asnjëherë suporti dhe mbështetja.”
Alumni, Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim Themeluese e Egessential
Noemia Kello
“Tirana Business University ka bërë të mundur që unë të punësohem që në vitin tim të parë të studimeve, në kompaninë NEPTUN e tashmë pranë Tirana Bank. Të jesh pjesë e TBU të krijon mundësi të formohesh profesionalisht dhe të zhvillosh karrierën në kompani lider në treg përpara diplomimit.”
Studente viti i dytë, Bachelor në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet Teller pranë Tirana Bank
Kejli Doda
Moderatore pranë Vizion Plus
“Tirana Business University ka qenë një nga faktorët kryesorë për nisjen e rrugëtimit tim në media në periudhën e studimeve Bachelor. TBU ka qenë gjatë gjithë kohës me mua duke më mbështetur dhe këshilluar për çdo hap që këtë eksperiencë ta kem timen dhe ti marr më të mirën. Stafi pedagogjik dhe oraret fleksibël e kanë bërë më të lehtë anagzhimin tim në media.”
Studente, Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike
Eugesta Jazi
Specialiste e Burimeve Njerëzore pranë Balfin Development
“Përpos praktikave dhe mundësive të shumta për punësim, ajo çfarë e dallon Tirana Business University është cilësia e pedagogëve të cilët përpos mësimdhënies kanë një background të gjerë në biznese të ndryshme, gjë që i ndihmon studentët të krijojnë një ide të qartë të tregut.”
Alumni, Master i Shkencave në Administrim Biznesi
Inirda Hoxhallari
Shefe e Protokollit pranë Presidentit të Grupit Balfin
“TBU do e sugjeroja 10/10 në te gjitha aspektet e veta, duke filluar që nga marrëdhenia pedagog- student dhe gjithe përkudesja e personalizuar që i ofrohet studentit”.
Alumni, Master i Shkencave në Administrim Biznesi
KËSHILLI STUDENTOR
Këshilli Studentor i TBU është një organizëm i pavarur që zgjidhet në mënyrë demokratike çdo 2 vjet nga studentët e Tirana Business University College, me qëllim dhe përgjegjësinë për të shprehur hapur mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm, që lidhen me veprimtarinë mësimore – shkencore të universitetit si planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtarinë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve dhe zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike dhe sportive.
ANËTARËT:
JONELA GRAMI
GRETA PERE
MEXHIT KASTRATI
ALKIDA MYFTARAJ
Lehtësi dhe benefite
Mentorim nga CEO-t dhe menaxherët më të mirë në Tiranë
Falë aksesit pioritar që TBU ka te BALFIN Group, studentët ekselentë përfitojnë duke u trajnuar me koncepte inovatore të botës së biznesit si:
Job shadow – Nëpërmjet këtij koncepti, studentët marrin pjesë disa herë në vit në një ditë normale pune të një Drejtori Ekzekutiv, të një prej kompanive të Grupit BALFIN, duke asistuar dhe parë nga pranë çdo gjë që drejtuesi bën gjatë punës.
Coaching – Nëpërmjet këtij koncepti, studentët merren nën kujdesin e veçantë të ekspertëve të Grupit BALFIN, që i përgatisin qysh gjatë karrirerës së tyre studentore, që të jenë gati menjëherë për tregun e punës, për nivele më të larta dhe të kënaqshme se ato të një profili junior, që sapo vihet në kontakt me botën e biznesit.
Ekspertët e BALFIN Group, këshillime dhe trajnime periodike me studentët e TBU
Drejtuest të lartë nga kompanitë e BALFIN, qoftë nga drepartamentet e Burimeve Njerësore, ai i Komunikimit, Projekteve e kështu me radhë, zhvillojnë vazhdimisht orë të hapura me studentët e TBU, për ti njohur ata mbi trendet e industrive ku ata operojnë, si dhe për t’iu dhënë këshilla konkrete dhe praktike, për teknikat e punës, që nga faza e përgatitjes për intervista pune, ashtu edhe për përballimin e situatave të ndryshme në vendin e punës. Këto takime janë periodike në TBU, dhe të ftuar janë ekspertët më të mirë, qoftë nga vetë administrata e BALFIN, apo nga kompanitë e shumta të Grupit.
Jetë Aktive Studentore
Në TBU, studentët janë të përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh, duke filluar nga klubet studentore dhe në projekte apo konkurse të tjera inovative. Klubet studentore në TBU ofrojnë mundësi që studentët të jenë aktivë dhe të angazhohen në bazë të pasioneve të tyre duke përfshirë artin, shkencën, sportin dhe aktivitete të tjera. Këto klube nxisin bashkëpunimin dhe lidhjet midis studentëve me interesa të ngjashme.
Klubet studentore
- Book club
- Debating club
- Innovation club
- Entrepreneus club
- Green Club
- Sports club
- Art and culture club
TBU - Tirana Business University
Përfitime shtesë për studentët e TBU
BALFIN Group ka vendosur që t’i përfshijë të gjithë studentët e TBU me të njëjtat avantazhe si çdo punonjës i Grupit BALFIN, për sa i takon përfitimeve të Kartës Happy, programi më i madh i besnikrërisë në blerje në Shqipëri. Kjo do të thotë më shumë përfitime se zakonisht në çdo blerje, në brande të rëndësishme. Gjithashtu, nëpërmjet Tirana Bank, studentët e TBU, mund të përfitojnë lehtësi lidhur me kredinë studentore, hapjen e një llogarie me zero kosto, sio dhe patjen e aplikacionit TiBank në celularin e tyre.