Back

RRETH NESH

Ku Studimi sjell Punësim!

RRETH TBU

E themeluar në vitin 2010, në vitin 2014 Tirana Business University iu bashkua si aksioner Grupi BALFIN, një ndër Grupet më të mëdha të bizneseve në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, e themeluar nga sipërmarrësi dhe filantropi Samir Mane.
Tirana Business University College njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën, si dhe si vendi ideal ku studimet kulmojnë me një punësim të menjëhershëm.

Pasi nisi aktivitetin në Tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin institucional dhe të të gjitha programeve të studimit me aktin nr. 326, dt. 15.08.2013 të Ministrit të Arsimit.
TBU ka diplomuar 10 breza të studentëve në Bachelor dhe në Master. Mbi 86% e studentëve të TBU janë punësuar gjatë studimeve ose fill pas tyre, në kompani të njohura si Raiffeisen Bank, Neptun Albania, Spar Albania, Mane Development, Balfin Real Estate, BALFIN Shpk, Deloitte, Credins, Philip Morris, etj.

Në vitin 2023, Grupi BALFIN u bë aksioneri kryesor dhe mori administrimin e Tirana Business University, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të Universitetit, për sa i takon rritjes së standardeve, cilësisë, kërkimit shkencor dhe investimeve në infrastrukturë. Një kampus i ri universitar në një nga zonat më dinamike të biznesit në Tiranë, ishte vetëm “dhurata” e parë e BALFIN për TBU.
TBU mundëson studime Bachelor dhe/ose Master në: i) Administrim Biznesi në profilet Menaxhim, Financë & Kontabilitet dhe Marketing; ii) Teknologji e Informacionit në profilet Inxhineri Sofwtare, Informatikë Ekonomike dhe Inxhinieri Kompjuterike.

MISIONI & VIZIONI

Vizioni i TBU

Vizioni ynë është të injektojmë një shpirt transformues brenda individëve, duke brumur një komunitet vizionar dhe etik udhëheqësish të biznesit, të cilët të nxisin inovacionin, të zhvillojnë ekonomitë dhe të frymëzojnë ndryshime pozitive për një të ardhme të qëndrueshme.

Misioni i TBU

Në Tirana Business University College, misioni ynë është të ofrojmë edukim të një standarti të lartë në fushën e biznesit, të kultivojmë mendësinë sipërmarrëse dhe të nxisim një kulturë të inovacionit. Ne jemi të përkushtuar për t’i pajisur studentët tanë me njohuritë, aftësite dhe vlerat etike për të punuar në një mjedis dinamik biznesi. Nëpërmjet programeve akademike, mësimit dhe përvojave praktike dhe partneritetetit me industrinë, ne mundësojmë punësimin e individëve dhe i fuqizojmë ata që të bëhen udhëheqës të aftë.

RRETH GRUPIT BALFIN

Grupi BALFIN është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Z. Samir Mane dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Hollandë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. BALFIN është një grup i larmishëm, aktiv në prona të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, banka, menaxhim asetesh, turizëm, media, arsim dhe logjistikë. Grupi punëson rreth 5,000 njerëz, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten çelësi i historisë së suksesit të Grupit në këto 30 vjet. Grupi BALFIN është një partner i besueshëm, që kryen aktivitete biznesi në shkallë ndërkombëtare, sipas standardeve më të larta të biznesit dhe etikës, me kapital të konsiderueshëm financiar, burime njerëzore të jashtëzakonshme dhe një fokus të plotë në inovacion. Nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe përfshirjes sociale, Grupi BALFIN sfidon status quo-në, duke nxitur një ndikim pozitiv në komunitet.

ARRITJET TONA

Tirana Business University College njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën. Pasi nisi aktivitetin në Tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin institucional dhe të të gjitha programeve të studimit me aktin nr. 326, dt. 15.08.2013 të Ministrit të Arsimit.

ADMINISTRIMI I TBU

Tirana Business University sh.p.k (apo TBU sh.p.k ) është person juridik privat, krijuar e që funksionon në përputhje me legjislacionin civil e tregtar, regjistruar në QKB me NUIS L01801024T. Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) Kolegji Universitar “TBU” përbën aktivitetin primar të TBU sh.p.k dhe është organizuar e funksionon në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL-të në Republikën e Shqipërisë. Statusi tregtar i TBU sh.p.k nga statusi akademik Kolegji Universitar “TBU” janë të dallueshëm, në pavarësi relative por edhe në harmoni mes tyre, në përputhje me parimet dhe rregullat e legjislacionit përkatës në fuqi, të përcaktuara në statutin e TBU sh.p.k dhe statutin e Kolegjit Universitar “TBU”.

Fjala e Administratorit
Dr. Altin SHOLLA
Administrator, Tirana Business University sh.p.k
E-mail: altin.sholla@tbu.edu.al

“Në këtë epokë të re ndryshimi dhe zgjerimi që TBU po ndërmerr, nën drejtimin e Grupit BALFIN, ne synojmë që ta ngremë Universitetin në një kohë rekord, ndër elitën e universiteteve shqiptare dhe në rajon. Pas një cikli serioz investimesh në infrastrukturë, afrimin e stafeve më të mira pedagogjike dhe afrimin e ekselencës së studentëve, lekisonet në gjuhën angleze dhe binjakëzimi me universitete prestigjoze ndërkombëtare, janë hapat tonë të ardhshëm, që do t’i japin vlerën e merituar diplomës së TBU për të gjithë studentët. Ata do të kenë me vete, kudo që shkojnë, një diplomë që i hap dyert në të gjitha tregjet e Evropës dhe më gjerë”.

Rektori

Prof. Dr. Vasilika Kume iu bashkua komunitetit të Tirana Business University në pozicionin e Rektorit të këtij institucioni në vitin 2024.Që nga fillimi i karrierës akademike në vitin 1986, Prof. Dr. Kume qenë e përkushtuar në mësimdhënie dhe studime shkencore në fushën e Menaxhimit, e profilizuar në Manaxhim Strategjik, Vendimmarje Manaxheriale dhe Planifikimi Strategjik në organizatat publike dhe jofitimprurëse. Gjatë periudhës 1998-2012 Prof. Vasilika ka qenë Drejtore Ekzekutive e Programit Master, në Fakultetin Ekonomik, bashkëpunim ky me disa universitete si, Universiteti i Nebraskës në SHBA, Universiteti i Bambergut, Gjermani, Universiteti i Modenës në Itali dhe Universiteti Stafordshire në Angli.

Vasilika Kume është anëtare e disa bordeve botuese dhe shkencore në revista ndërkombëtare. Ajo është autore e mbi 40 artikujve shkencorë dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Në takimin e parë me stafin akademik, midis të tjerave, Prof. Dr. Vasilika Kume u shpreh: “Jam e privilegjuar ti bashkohem stafit akademik të përkushtuar dhe mjaft profesional të Tirana Business University në këtë fazë të re zhvillimi të institucionit. Së bashku si ekip, duke patur në qendër studentin do të realizojmë vizionin dhe misionin tonë, me qëllim maksimizimin e përfitimeve që do të kenë studentët si nga ana akademike ashtu edhe ajo profesionale.”

Vizioni dhe përkushtimi i saj në ekselencën akademike janë një premisë e rëndësishme drejt një periudhe rritjeje, inovacioni dhe suksesi të TBU.

TBU News

Leksion i hapur mbi Flow, Leadership Skills Development via FLIGBY Serious Game nga Zoltan Buzady, Ph.D.

Ditën e djeshme në TBU kishim kënaqësinë të mirëprisnim Zoltan Buzady, Ph.D, Associate Professor of Leadership Development & Flow nga Corvinus University of Budapest,...

Banka e Shqipërisë, leksion të hapur në TBU për Javën e Parasë

Ditën e sotme në Tirana Business University u zhvillua leksioni i hapur në kuadër të Javës së Parasë nga përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë,...

TBU dhe Balfin Real Estate trajnojnë maturantët e Harry T. Fultz, mbi praktikat më të mira të shitjeve në tregun imobiliar

Sot në ambientet e TBU u zhvillua trajnimi dedikuarmaturantëve të gjimnazit Harry T. Fultz, në profilin e Biznesit. TBU në bashkëpunim me Balfin Real Estate trajnuan maturantët mbi praktikat më të mira të shitjevenë tregun imobiliar.  Maturantët patën mundësinë të merrnin pjesë në një trajnim të organizuar enkas për ta, nga dy prej eksperteve...

TBU marrëveshje me Universitetin e Romës për Erasmus +, mundësi të shkëlqyera për studentët

Tirana Business University ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e me Universitetin Niccolò Cusano në Romë, Itali, në kuadër të programit ERASMUS+. Ky bashkëpunim është...

STAFI ADMINISTRATIV

Marsela Salavaçi

Përgjegjëse e Zyrës së Pranimeve
marsela.salavaci@tbu.edu.al

Marsela Salavaçi është pjesë e Tirana Business University në pozicionin Përgjegjëse e Zyrës së Pranimeve dhe Këshillimit të Karrierës. Marsela e ka nisur karrierën e saj si Koordinatore e Marrëdhënieve me Publikun në nje projekt të financuar nga KFW ne Qarkun e Korcës. Që prej vitit 2011 Marsela është bashkuar sektorit të edukimit dhe prej 13 vitesh është angazhuar në Këshillimin e Karrierës dhe Marrëdhënieve me studentët në universitet.

Eliverta Sinoimeri

Përgjegjëse e Financës
eliverta.sinoimeri@tbu.edu.al

Eliverta Sinoimeri është pjesë e Departamentit të Financës në pozicionin Menaxhere Finance pranë Tirana Business University. Me një përvojë të konsiderushme 20 vjeçare në fushën e financës dhe kontabilitetit, në menaxhimin e financave të kompanive ndërkombëtare dhe kombëtare si Mane Tci, ZTE Albania, Albtelecom sha, Scan TV, Voltalia albanie, etj, Eliverta vazhdon të kontriubojë në zhvillimin financiar të Tirana Business University.

Sokol Kondi

Përgjegjës i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun
sokol.kondi@tbu.edu.al

Sokol Kondi, është drejtor i Marketingut dhe i Marrëdhënieve me Publikun në Tirana Business University College. Me mbi 20 vite përvojë në fushën e medias dhe të komunikimit ai i bashkohet TBU-së pas mbi 5 vitesh eksperiencë si menaxher i Marrëdhënieve me Publikun dhe i Eventeve, pranë Grupit BALFIN, një mjedis dinamik dhe me profil ndërkombëtar, ku ai ka mundur të kontribuojë me aftësitë e tij.

Fatbardha Hodaj

Kryesekretare
fatbardha.hodaj@tbu.edu.al

Fatbardha Hodaj është pjesë e Tirana Business University në pozicionin Kryesekretare. Me një eksperiencë 20 vjeçare në Fatbardha Hodaj është pjesë e Tirana Business University që prej vitit 2014 në Sekretarinë Mësimore duke kontribuar në realizimin dhe mbështetjen e veprimtarive të mësimdhënies të Tirana Business University.

Samel Kruja

Menaxhere Projektesh
samel.kruja@tbu.edu.al

Samel Kruja PhD(c) është angazhuar si Menaxhere e Projekteve pranë Zyrës së Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit së TBU, duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e ndërkombëtarizimit institucional. Ajo ka një përvojë të konsiderueshme në koordinimin e projekteve ndërkombëtare dhe kombëtare të financuar nga World Bank, RYCO, MAVA Fondation pour la Nature, HELVETAS Swiss Cooperation, RISI Albania etj.

Julja Husha

Specialiste Marketingu dhe Marrëdhënieve me Publikun
julja.husha@tbu.edu.al

Julja Husha është pjesë e departamentit të Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun, duke kontribuar në promovimin dhe ndërtimin e imazhit publik të Tirana Business University. E diplomuar pranë Tirana Business University ka zhvilluar karrierën e saj dhe ka fituar përvojë në fushën e zhvillimit të karrierës të studentëve gjatë angazhimit në Zyrën e Karrierës dhe Marrëdhënieve Studentore në Tirana Business University. Përtej kësaj, angazhimi si koordinatore në programin IMPACT BY TBU e ka lejuar të kontribuojë në mbështetjen e startup-eve të të ideuara nga të rinjtë.

Aristea Shaqiri

Specialiste Finance
aristea.shaqiri@tbu.edu.al

Aristea Shaqiri është pjesë e Departementit të Financës pranë Tirana Business University që prej vitit 2022. Aristea ka përfunduar studimet në programin Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim në TBU, dhe tashmë vijon studimet në Master i Shkencave në Administrim Biznesi në TBU.

Anjeza Masha

Sekretare
anjeza.masha@tbu.edu.al

Anjeza Masha tashmë prej 1 viti është pjesë Sekretarisë Mësimore pranë Tirana Business University. Anjeza Masha aktualisht po ndjek studimet pranë Tirana Business University në programin Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim.

DEA GOCE

Sekretare
dea.goce@tbu.edu.al

Dea Goce është pjesë Sekretarisë Mësimore pranë Tirana Business University që prej vitit 2020. Dea Goce ka përfunduar studimet në programin Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim dhe në Master Profesional me profil Financë-Kontabilitet në TBU.

STAFI AKADEMIK DREJTUES

PROF.ASOC.DR. INDRIT BAHOLLI

Dekan, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
indrit.baholli@tbu.edu.al

STAFI AKADEMIK

FAKULTETI I BIZNESIT DHE DREJTËSISË

DR.REDVIN MARKU

Zv. Dekan, Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë

DR. ENKELEDA SHEHI

Përgjegjëse e Departamentit të Biznesit dhe Financës

ARJAN LAME PhD.

Përgjegjës i Qendrës për Studime dhe Kërkime Ekonomiko-Juridike

SIDORELA MARINI MSc.

Asistent Lektore

ERGET DORRI MSc.

Asistent Lektor

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

DR. ERDET KËLLIÇI

Zv. Dekan & Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike

DR. MIMOZA ZENELI

Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës Ekonomike

Ndërkombëtarizimi & Projekte

Në TBU, ne besojmë se sinergjia e përpjekjeve bashkëpunuese është thelbësore për nxitjen e inovacionit, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe nxitjen e ndikimit shoqëror.

Nëpërmjet partneriteteve strategjike, ne përpiqemi të kapërcejmë kufijtë e akademisë tradicionale, duke inkurajuar një kulturë të bashkëpunimit ndërdisiplinor që jo vetëm pasuron komunitetin tonë akademik, por gjithashtu shtrin ndikimin tonë përtej kampusit.
Angazhimi ynë për zhvillimin e projekteve dhe partneriteteve është i rrënjosur thellë në misionin tonë për të krijuar një mjedis dinamik të të mësuarit që ushqen kreativitetin, të menduarit kritik dhe aftësitë praktike të zgjidhjes së problemeve. Duke krijuar aleanca të forta me drejtues të industrisë, organe qeveritare, organizata jofitimprurëse dhe institucione të tjera akademike, ne promovojmë në mënyrë aktive shkëmbimin e ideve dhe ekspertizës, duke shtyrë kufijtë e kërkimit dhe zhvillimit për të adresuar sfidat komplekse të botës reale.
Me një vizion për të qenë lider në arsim, kërkim dhe angazhimin në komunitet, ne e kuptojmë se partneritetet kuptimplota janë të rëndësishme për të na shtyrë drejt këtij qëllimi. Duke lehtësuar një mjedis bashkëpunues, ne synojmë jo vetëm t’i pajisim studentët dhe pedagogët tanë me mjetet e nevojshme për sukses, por edhe të krijojmë një efekt zinxhir që ndikon pozitivisht në shoqëri. Përpjekjet tona në zhvillimin e projekteve dhe partneriteteve udhëhiqen nga besimi se përpjekjet kolektive janë çelësi për transformimin e botës përreth nesh.
Bashkohuni me ne në misionin tonë për të ofruar arsim të standardeve të larta në fushën e biznesit dhe teknologjisë, për të kultivuar një mentalitet sipërmarrës dhe për të nxitur një kulturë inovacioni. Ne jemi të përkushtuar t’i pajisim studentët tanë me njohuri, aftësi dhe vlera etike për të punuar në një mjedis dinamik biznesi. Nëpërmjet programeve akademike, përvojave mësimore dhe praktike, dhe partneriteteve me botën e biznesit, ne u mundësojmë individëve të punësohen dhe i fuqizojmë ata të bëhen liderë të aftë. Së bashku, le të fillojmë një udhëtim bashkëpunimi kuptimplotë, eksplorimi dhe transformimi për përmirësimin e komuniteteve tona lokale dhe globale.
Personi i kontaktit: Samel Kruja (samel.kruja@tbu.edu.al)

Projekte ndërkombëtare:

1. Projekt Erasmus+. TBU në bashkëpunim me Staffordshire University College, Angli ka zbatuar Projektin me Nr. Ref. 2018-1-UK01-KA107-046977 për katër vite akademike 2017-2018, 2018-2019, 2019-2020, 2020-2021. Vendet partnere: Shqipëri, Jordani, Kosovë. Projekt me vlerë: 340,482.00 €.

Qëllimi i projektit ICM është pikërisht lëvizshmëria e studentëve dhe stafit, dhe njohja e tyre me praktikat, metodat dhe kërkesat e mësimdhënies të universiteteve evropiane. Gjatë fazës fillestare të zbatimit, dy studentë morën pjesë për një semestër në universitetin pritës, ndërsa pesë anëtarë të stafit u angazhuan në një trajnim gjithëpërfshirës 10-ditor. Në vitin pasues, tre studentë përfituan një mundësi shkëmbimi për një semestër dhe shtatë anëtarë të stafit përfunduan një program trajnimi të specializuar. Ndërsa projekti përparoi në vitin e tij të tretë, numri i studentëve pjesëmarrës u rrit në katër, secili duke përfituar një semestër pranë universitetit partner në Angli dhe shtatë anëtarë të stafit ndoqën modulet e trajnimit.

2. TBU bashkëpunoi me Universitetin Danubius, Rumani, në një marrëveshje dypalëshe të fokusuar në lehtësimin e mobilitetit së studentëve dhe stafit gjatë dy viteve akademike, veçanërisht nga 2020 në 2021 dhe 2021 në 2022.

Gjatë gjithë këtij partneriteti, një total prej 12 anëtarësh të stafit të TBU u angazhuan në mënyrë aktive në programe të specializuara trajnimi të organizuara nga Universiteti Danubius, të modeluara për të rritur zhvillimin e tyre profesional dhe për të nxitur shkëmbimin e njohurive ndërinstitucionale.

Projekte kombëtare:

1. IMPACT Project është një program për zhvillimin e startup-eve nga Tirana Business University (TBU), i mbështetur nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Ky program është i dedikuar për frymëzim dhe ideim për sipërmarrësit e bizneseve sociale në fazat e hershme. Programi mbulon tema të ndryshme nga Mendimi i Dizajnit dhe Validimi i Idesë së Biznesit, Planifikimi për Inovacionin Social, Strategjitë e shkallëzimit dhe financimi i startup-eve, Mendësia dhe ideja sipërmarrëse, Arti i Pitching & Storytelling, Cikli i Jetës së Startup-it, Aspektet Tatimore dhe Ligjore, Planifikimi Financiar, Analiza e konkurrentëve, Strategjitë e marketingut, teoria e ndryshimit, ndërtimi i një ekipi të suksesshëm, siguria dhe mbrojtja e të dhënave, analizat dhe vizualizimi i të dhënave, produkti i dizajnit të qëndrueshmërisë, metodat e kërkimit për startup-et, menaxhimi dhe matja e ndikimit. Çdo temë është krijuar për të siguruar angazhim maksimal dhe përthithje të njohurive nga mentorët në fushat e tyre përkatëse.
Kohëzgjatja: Korrik 2022 – Janar 2023

Partneritete:

    1. FH Bielefeld – Universiteti i Shkencave të Aplikuara (Gjermani)
    2. IIPCCL – Instituti Ndërkombëtar për të Drejtën Private, Tregtare dhe të Konkurrencës (Austri)
    3. Universiteti Staffordshire (MB)
    4. Universiteti i Ekonomisë i Bratislavës (Sllovaki)
    5. Shkolla e Drejtësisë Amerikane (Qipro, Greqi)
    6. Qendra Mesdhetare e Kërkimeve Sociale dhe Edukative (Romë, Itali)
    7. Universiteti i Bialystok (Poloni)
    8. Universiteti i Lodz (Poloni)
    9. Universiteti Danubius (Rumani)
    10. Kolegji Dukagjini (Kosovë)
    11. Kolegji Universitar Pjeter Budi i Prishtinës (Kosovë)
    12. Universiteti Fan S. Noli (Shqipëri)
    13. Kolegji Universitar Ëisdom (Shqipëri)
    14. Universiteti Europian i Tiranës (Shqipëri)
    15. Universiteti Polis (Shqipëri)
    16. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (Shqipëri)

VEPRIMTARIA KËRKIMORE SHKENCORE

Klikoni më poshtë për t’u njohur me veprimtarinë kërkimore-shkencore të stafit akademik.

AKREDITIMI I TBU

Tirana Business University College (Kolegji Universitar “TBU”) është riakredituar institucionalisht dhe për të gjitha programet e studimit që ofron nga Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Vendimi për riakreditimin institucional, tashmë për herë të tretë radhazi, është dhënë nga Bordi i Akreditimit me datë 16 dhjetor 2021, me afat deri më datë 15 dhjetor 2026 (vendimi nr. 56, datë 16 dhjetor 2021).
Të gjitha programet e studimit në TBU janë riakredituar me vendimet përkatëse dhe afatet respektive si vijon:

i) Bachelor “E Drejtë Biznesi”, 180 ECTS;
ii) Master Profesional “E Drejtë Biznesi”, 60 ECTS;
iii) Master Profesional “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim” dhe “Kontabilitet – Financë”, 60 ECTS;
iv) Master Profesional “Administrim Biznesi i Avancuar”, me profile “Menaxhim”, “Kontabilitet-Financë” dhe “E Drejtë Biznesi”, 120 ECTS, me afat deri më 30 shtator 2024 (vendimi nr. 8 dhe nr. 9, datë 22 janar 2021);
v) Bachelor në Administrim Biznesi, me profile “Menaxhim”, “Marketing” dhe “Kontabilitet – Financë”, 180 ECTS, me afat deri më 21 prill 2026 (vendimi nr. 33, datë 22 prill 2022);
vi) Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, 120 ECTS, me afat deri më 21 prill 2025 (vendimi nr. 34, datë 22 prill 2022).

DEPARTAMENTET

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

i) Departamenti i Informatikës Ekonomike
ii) Departamenti i Inxhinierisë Software
iii) Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike

Fakulteti i Biznesit dhe i Drejtësisë

i) Departamenti i Biznesit dhe Financës
ii) Departamenti i Drejtësisë
iii) Qendra për Kërkime dhe Studime Ekonomike dhe Juridike (QKSEJ)

BORDI NDËRKOMBËTAR

Bordi Ndërkombëtar Këshillimor i TBU përbëhet nga:

  • Rektor nderi, profesor Dr. Horst-dieter Westerhoff
  • Dekan nderi, fakulteti administrim biznesi Prof. Em. Dr. Jürgen Wolfbauer
  • Dr. Gary j. Reid
    Stephen Barclay Straus
  • Oliver Whittle

SENATI AKADEMIK

Senati Akademik i TBU është organi kolegjial më i lartë akademik.
Senati Akademik i TBU përbëhet nga:

  • Prof. Dr. Ilia KRISTO, Kryetar
  • Dr. Abaz ALIKO, Anëtar
  • PhD. Mirgen PRENÇE, Anëtar
  • Iris LLACI, Anëtar, Student
  • Silvi BANO, Anëtar, Student

PUNËSIMI NË TBU

Tirana Business University nëpërmjet këtij njoftimi kërkon të punësojë staf akademik
me kohë të plotë si më poshtë:
1. Katër staf akademik në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit
2. Katër staf akademik në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë
Kriteret kualifikuese:
1. Përvojë në mësimdhënie
2. Kandidatët duhet të kenë mbrojtur Gradën Doktor i Shkencave/PhD,
dhe/apo Titullin Shkencor Prof. Dr. / Prof. Asoc. Dr.
3. Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze
4. Publikime në revista shkencore me faktor impakti


Dokumentacioni:
1. CV
2. Dëshmi e Gjuhës së Huaj
3. Diplomat + lista e notave
4. Titujt Akademik
5. Dy Letra Reference
6. Letër interesi
Aplikimet mund të dërgohen në adresën: hr@tbu.edu.al.
 *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.