Back

KRITERET E PRANIMIT

Ku Studimi sjell Punësim!

PRANIMET

Të jesh pjesë e TBU do të thotë të bëhesh anëtar i një familjeje të madhe universitare në një mjedis dinamik, me jetë studentore aktive, ku përkujdesja e administratës dhe stafit tonë pedagogjik është e posaçme dhe e personalizuar për çdo student, që në ditën e parë që ai qaset në mjediset tona, por edhe pasi ai largohet nga bankat universitare. Ne kemi një urë direkte komunikimi me Burimet Njerëzore të Grupit BALFIN, për të adresuar të gjitha kërkesat dhe nevojat e studentëve tanë për praktika pune dhe punësim, por edhe për çdo nevojë tjetër.

KRITERET E PRANIMIT PËR PROGRAMET BACHELOR

CIKLI BACHELOR

Në ciklin e parë të studimeve, studentët që kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit U Albania. Kriteri për t’u regjistruar është mesatarja sipas VKM në fuqi.

Kandidatët për studentë që e kanë mbaruar shkollën e mesme më herët, duhet të kontaktojnë sekretarinë e shkollës të mesme që kanë përfunduar me qëllim që të plotësojnë formularin A1z që ju jep mundësinë të aplikojnë në portalin U Albania në datat e caktuara nga MAS, QSHA & RASH. Pas aplikimit në portal, TBU cakton datat e intervistës për aplikantët e portalit U Albania dhe në përfundim të këtyre intervistave publikohet renditja me pikë për secilin kandidat. Kandidatët për studentë që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet të kryejnë njehsimin e diplomës së tyre pranë QSHA: Kliko këtu . Në rast se ata kanë shtetësi të huaj, aplikimi në portalin U Albania nuk është i nevojshëm pasi aplikojnë me dosje në datat e përcaktuara nga MAS, QSHA & RASH.

Dokumentacioni që duhet të paraqiten për regjistrim:
- Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
- Certifikata e maturës shtetërore
- Kopje e kartës së identitetit
- 2 fotografi

KRITERET E PRANIMIT PËR PROGRAMET MASTER

CIKLI MASTER PROFESIONAL

Në programin Master Profesional mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që kanë mbaruar me sukses një cikël studimi Bachelor dhe duan të ndjekin një program Master. Masterat tanë profesionalë janë të përshtatur dhe mirëmenduar për të gjithë profesionistët që duan ti japin një hov të ri zhvillimor karrierës së tyre brenda një periudhe 1 vjeçare.

CIKLI MASTER I SHKENCAVE

CIKLI MASTER I SHKENCAVE Me masterat tanë shkencorë, kandidatët thellojnë më tepër njohuritë e tyre duke rritur ekspertizën profesionale, apo duke përgatitur shtegun për të vijuar më tej studimet doktorale. Për programin Master i Shkencave kandidatët duhet të kenë mbaruar një cikël studimi bachelor në të njëjtin program ose në program të ngjashëm me programin Master që do duan të ndjekin. Gjithashtu kandidatët e programeve Master i Shkencave duhet që së bashku me dokumentat e aplikimit të dorëzojnë dhe certifikatën e Gjuhës së Huaj sipas kritereve në fuqi: Kliko këtu .

Dokumentacioni që duhet të paraqiten për regjistrim:
- Kopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të Bachelor-it
- Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme dhe e certifikatës së maturës shtetërore
- Kopje e kartës së identitetit
- 2 fotografi
- Kopje e noterizuar e certifikatës së Gjuhës së Huaj

KRITERET E PRANIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

CIKLI BACHELOR

- nota mesatare e tre viteve të shkollës së mesme kombinuar me provimet e Maturës Shtetërore; (1 – 60 pikë)
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

CIKLI MASTER PROFESIONAL

- nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 60 pikë);
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

CIKLI MASTER I SHKENCAVE

- nota mesatare minimale e ciklit bachelor (8);
- niveli i gjuhës së huaj për t’u pranuar (B1) nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 40 pikë);
- shkalla e afërsisë së programit të studimit pararendës me programin e studimit për të cilin aplikon në TBU (1 – 30 pikë);
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 30 pikë).

Early Birds

Duke qenë se kuotat në TBU janë të limituara, rezervimet e hershme për programet Bachelor ose master janë të hapura përgjatë gjithë vitit. Regjistrimet zyrtare kryhen vetëm në datat e përcaktuara në udhëzimin e nxjerrë nga MAS, por të gjithë studentët që kryejnë rezervimin e hershëm për në ciklin Bachelor ose Master përfitojnë reduktim të tarifës vjetore.

Për tu njohur me tarifat dhe me reduktimin në bazë të periudhës që kryhet rezervimi kontaktoni me Zyrën e Pranimeve:

GRANTE STUDIMI

Grante Studimi deri në 100% TBU & BALFIN Group – vlerësojmë potencialin, jo vetëm mesataren

Në bashkëpunim me BALFIN Group, Tirana Business University (TBU) ofron Grante Studimi deri në 100% për maturantët që kanë vizion, motivim dhe ambicie për karrierën si dhe talente të ndryshme, pavarësisht rezultateve në shkollën e mesme.

Kush mund të përfitojë Grant Studimi?

Maturantët që:

  • Shfaqin motivim dhe vizion të qartë për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional;
  • Kanë një mesatare VKM mbi ose nën 8.5;
  • Dallohen për talente në art, kulturë, sport apo pasione të tjera të veçanta.

Granti përfitohet vetëm nga maturantët që nisin studimet universitare në të njëjtin vit akademik në të cilin përfundojnë arsimin e mesëm.

Granti aplikohet mbi tarifën e studimit, ndërsa tarifa administrative paguhet nga çdo student, për çdo vit akademik.

Çfarë ofrojmë?

  • Grante studimi deri në 100% të tarifës së studimit
  • Vlerësim gjithëpërfshirës, jo vetëm mbi mesataren
  • Mbështetje reale për studentët e motivuar
  • Mundësi për të studiuar në një universitet me pozicionim premium dhe lidhje të forta me tregun e punës

Si vlerësohesh?

Aplikimi për grant bazohet në një model meritokracie me 100 pikë, që vlerëson katër komponentë:

Komponenti

Pikët

Mesatarja e shkollës së mesme

25

Motivimi & Vizioni i Karrierës

25

Aktivitetet Ekstrakurrikulare

25

Intervista

25

Akordimi i nivelit përkatës të grantit do të bëhet sipas vlerësimit të komponentëve dhe në varësi të pikëve të grumbulluara:

NiveletNdarja e pikëve
Niveli 1 – 100%95-100 pikë
Niveli 2 – 70%85-94 pikë
Niveli 3 – 50%75-84 pikë
Niveli 4 – 30%65-74 pikë
Niveli 5 – 20%55-64 pikë
Niveli 6 – 15%45-54 pikë
Niveli 7 – 10%35 – 44 pikë

Grant që të ndjek përgjatë studimeve: Nëse performon mirë dhe angazhohesh aktivisht, granti vijon edhe në vitet pasardhëse Bachelor.

APLIKO TANI

    Emri*

    Mbiemri*

    Numri i Kontaktit*

    Email Juaj*

    Qyteti Juaj*

    Shkolla Juaj*

    Mesatarja e gjimnazit

    Programi që jeni të interesuar?