Back

KRITERET E PRANIMIT

Ku Studimi sjell Punësim!

PRANIMET

TBU fton të gjithë ata që janë të interesuar për të ndjekur studimet në programe Bachelor ose Master të bëhen pjesë e programve që ofron dhe të përjetojnë një eksperiencë dinamike gjatë ciklit të studimit.

KRITERET E PRANIMIT PËR PROGRAMET BACHELOR

CIKLI BACHELOR

Në ciklin e parë të studimeve, studentët që kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit U Albania. Kriteri për t’u regjistruar është mesatarja sipas VKM në fuqi.
Kandidatët për studentë që e kanë mbaruar shkollën e mesme më herët, duhet të kontaktojnë sekretarinë e shkollës të mesme që kanë përfunduar me qëllim që të plotësojnë formularin A1z që ju jep mundësinë të aplikojnë në portalin U Albania në datat e caktuara nga MAS, QSHA & RASH. Pas aplikimit në portal, TBU cakton datat e intervistës për aplikantët e portalit U Albania dhe në përfundim të këtyre intervistave publikohet renditja me pikë për secilin kandidat. Kandidatët për studentë që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet të kryejnë njehsimin e diplomës së tyre pranë QSHA: Kliko këtu . Në rast se ata kanë shtetësi të huaj, aplikimi në portalin U Albania nuk është nevojshëm pasi aplikojnë me dosje në datat e përcaktuara nga MAS, QSHA & RASH.

KRITERET E PRANIMIT PËR PROGRAMET MASTER

CIKLI MASTER PROFESIONAL

Në programin Master Profesional mund të aplikojnë të gjithë ata që kanë mbaruar me sukses një cikël studimi Bachelor dhe duan të ndjekin një program Master.

CIKLI MASTER I SHKENCAVE

Për programin Master i Shkencave kandidatët duhet të kenë mbaruar një cikël studimi bachelor në të njëjtin program ose në program të ngjashëm me programin Master që do duan të ndjekin. Gjithashtu kandidatët e programeve Master i Shkencave duhet që së bashku me dokumentat e aplikimit të dorëzojnë dhe certifikatën e Gjuhës së Huaj sipas kritereve në fuqi: Kliko këtu .

KRITERET E PRANIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

CIKLI BACHELOR

- nota mesatare e tre viteve të shkollës së mesme kombinuar me provimet e Maturës Shtetërore; (1 – 60 pikë)
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

CIKLI MASTER PROFESIONAL

- nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 60 pikë);
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

CIKLI MASTER I SHKENCAVE

- nota mesatare minimale e ciklit bachelor (8);
- niveli i gjuhës së huaj për t’u pranuar (B1) nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 40 pikë);
- shkalla e afërsisë së programit të studimit pararendës me programin e studimit për të cilin aplikon në TBU (1 – 30 pikë);
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 30 pikë).

BURSAT E STUDIMIT PËR PROGRAMET BACHELOR

Tirana Business University vlerëson rezultatet e arritura gjatë shkollës së mesme të çdo maturanti dhe në bazë të këtyre rezultateve ofron bursa studimi për të gjithë ciklin e studimeve.

  • Pjesë e skemës së bursave janë vetëm ata maturantë që nisin universitetin në të njëjtin vit që mbarojnë maturën.
  • Bursa aplikohet vetëm në tarifën e studimit, pasi tarifën administrative e paguan çdo student çdo vit akademik.

Nivelet e bursave:

  • Bursë të plotë 100% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje e kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 9.5+. Këta studentë paguajnë vetëm tarifën administrative.
  • Bursë 75% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 9.0+. Këta studentë paguajnë tarifën administrative + 25% të tarifës së studimit.
  • Bursë 50% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 8.5+. Këta studentë paguajnë tarifën administrative + 50% të tarifës së studimit.

Studentët që përfitojnë bursë në hyrje, kanë kritere për mbajtjen e bursës përgjatë ciklit të studimit:

  • Përfitimi i numrit të plotë të krediteve për çdo vit akademik
  • Mbajtja e mesatares në fund të çdo viti sipas skemës:
  1. Për bursat 75-100% duhet të mbahet mesatarja 9.
  2. Për bursat 50% duhet të mbahet mesatarja 8.5.
  • Angazhimi në aktivitete të ndryshme (e dokumentuar nga struktura përkatëse në TBU).

Në rast se nuk plotësohet 1 prej këtyre kushteve, studenti në vitin në vijim paguan tarifën e plotë të studimit.

Procedura e aplikimit për bursë në TBU:

Duke qenë se kuotat e bursave janë të limituara për çdo program studimi, përfiton ai që rezervon më herët dhe brenda kuotave ta aprovuara për çdo program.

Për të garantuar bursën duhet të kryhet rezervimi duke paguar një pjesë të tarifës administrative prej 20.000 ALL.

Pjesa e mbetur e tarifës administrative paguhet në momentin e regjistrimit kur të firmoset edhe kontrata me Zyrën e Financës.

Studentët që përfitojnë 100% bursë, paguajnë vetëm 30.000 ALL, ndersa studentët e tjerë e paguajnë me 2 këste tarifën e studimit.

Përfitimi i bursës:

10 aplikantët për bursë, të renditur të parët në listë sipas datës së rezervimit, përfitojnë bursën sipas skemës së miratuar.

Në rast se në listën me 10 kandidatura ndonjë prej kandidatëve nuk e përfiton atë, atëherë lista spostohet dhe e përfiton kandidati i rradhës.

Në rast se në listën me 10 kandidatura, të gjithë përfitojnë bursën, atëherë kandidati i 11-të e në vazhdim përfiton bursën -25% nga bursa e fituar në bazë të skemës, pra kalon në një kategori më poshtë.

APLIKO TANI

    Emri*

    Mbiemri*

    Numri i Kontaktit*

    Email Juaj*

    Qyteti Juaj*

    Shkolla Juaj*

    Programi që jeni të interesuar?