Back

STUDENTËT

Ku Studimi sjell Punësim!

DEKANI I STUDENTËVE

Dekani i Studentëve Dekani i Studentëve ka një rol kyç në ruajtjen e marrëdhënieve të mira midis studentëve dhe institucionit si dhe shërben si një qendër e rëndësishme për funksionimin efikas të Universitetit me synim zgjerimin e përvojës së studentëve në TBU. Kjo zyrë përkujdeset për nevojat e studentëve duke ofruar mbështetje, orientim, këshillim dhe mbrojtje të të drejtave të tyre si dhe organizimin e klubeve studentore. Zyra e Dekanit të Studentëve ka iniciativa strategjike të tilla si:
  • Garantimi i jetës studentore duke mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme dhe përkrahjen e nevojave të studentëve në aspektet akademike dhe sociale.
  • Organizimi, koordinimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve midis studentëve të Tirana Business University brenda dhe jashtë universitetit.
  • Promovimi i një bashkësie të shëndetshme dhe të sigurt për të gjithë studentët e TBU.
karriera@tbu.edu.al

ZYRA E KARRIERËS/PUNËSIMIT

Tirana Business University Colloge (TBU) ka si përparësi punësimin e studentëve, duke krijuar mundësi të praktikave profesionale në kompani të ndryshme dhe institucione publike me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë dhe të rrisin përspektivat e pozicionimit në tregun e punës.

Mbi 86% e të gjithë studentëve tanë janë punësuar gjatë ose menjëherë pas studimeve të tyre. Synimi ynë është që me mbështetjen e fortë të Grupit BALFIN dhe të mjaft bizneseve të tjera partnere, ta çojmë në 100% punësimin e studentëve tanë.

Zyra e Karrierës dhe Punësimit në TBU ka në fokus një procedurë të konsoliduar ndërveprimi mes studentëve dhe drejtuesve të Burimeve Njerëzore të kompanive të Grupit BALFIN, si Neptun Albania, Spar Albania, ACREM, BALFIN Sh.p.k, Fashion Group Albania, Balfin Real Estate, etj, në mënyrë që ti japë përparësi direkte studentëve të TBU për tu punësuar në këto kompani të BALFIN, në profilet ku studentët kanë më tepër prirje.

Për këtë qëllim, zyra e karrierës organizon vazhdimisht në bashkëpunim me ekspertë të fushës, trajnime për studentët, që nga ndërtimi i një CV-je të suksesshme, deri te përgatitja për intervistat e punës, në mënyrë që ata të jenë sa më profesionalë, që në kontaktin e parë që do të kenë me tregun e punës

Klikoni (këtu) për tu informuar mbi disa të dhëna të punësimit real të studentëve të TBU në vitet akademike 2013-2014 deri në 2019-2020.

E-mail: karriera@tbu.edu.al

HISTORI SUKSESI

Fjala e Studentëve

Inirda Hoxhallari – Alumni, Master i Shkencave në Administrim Biznesi
Përgjegjëse e Protokollit pranë Presidentit të Grupit BALFIN
“TBU do e sugjeroja 10/10 në te gjitha aspektet e veta, duke filluar që nga marrëdhenia pedagog- student dhe gjithe përkudesja e personalizuar që i ofrohet studentit”.

Fjala e Studentëve

Eugesta Jazi - Alumni, Master i Shkencave në Administrim Biznesi
Specialiste e Burimeve Njerëzore pranë Balfin Development
“Përpos praktikave dhe mundësive të shumta për punësim, ajo çfarë e dallon Tirana Business University është cilësia e pedagogëve të cilët përpos mësimdhënies kanë një background të gjerë në biznese të ndryshme, gjë që i ndihmon studentët të krijojnë një ide të qartë të tregut.”

Fjala e Studentëve

Kejli Doda - Studente, Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike
Moderatore pranë Vizion Plus
“Tirana Business University ka qenë një nga faktorët kryesorë për nisjen e rrugëtimit tim në media në periudhën e studimeve Bachelor. TBU ka qenë gjatë gjithë kohës me mua duke më mbështetur dhe këshilluar për çdo hap që këtë eksperiencë ta kem timen dhe ti marr më të mirën. Stafi pedagogjik dhe oraret fleksibël e kanë bërë më të lehtë anagzhimin tim në media.”

Fjala e Studentëve

Noemia Kello - Studente viti i dytë, Bachelor në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet Teller pranë Tirana Bank
“Tirana Business University ka bërë të mundur që unë të punësohem që në vitin tim të parë të studimeve, në kompaninë NEPTUN e tashmë pranë Tirana Bank. Të jesh pjesë e TBU të krijon mundësi të formohesh profesionalisht dhe të zhvillosh karrierën në kompani lider në treg përpara diplomimit.”

Fjala e Studentëve

Xhorxhia Dauti - Alumni, Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim Themeluese e Egessential
“Krijimi i një biznesi kërkon përkushtim, njohuri dhe shumë mbështetje. Për krijimin e biznesit Egessential një pjesë e falenderimeve shkon për Tirana Business University. Kur u bëra pjesë e TBU kuptova se si ishte të ndihesh si në familje. Një staf i dedikuar dhe i përkushtuar ku nuk ka munguar asnjëherë suporti dhe mbështetja.”

Fjala e Studentëve

Ernest Preka - Alumni, Master Profesional në Administrim Biznesi
Këshilltar Financimi pranë RevAlbania
“Në Tirana Business University nuk mora vetëm diplomën, por besimin, përkujdesjen dhe karrierën.”

Fjala e Studentëve

Gabriela Noka - Alumni, Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim
Menaxhere Shitjesh pranë Balfin Real Estate
“TBU ka qenë një pikë kyçe në rrugëtimin tim, qoftë në atë profesional por edhe atë njerëzor. Nuk është vetëm një institucion arsimor, por një familje ku hyn si student dhe del si mik. TBU ka qenë kontakti kryesor midis kompanive të Grupit BALFIN dhe rrugëtimin tim aty.”

Fjala e Studentëve

Megi Ajazi - Alumni, Bachelor në Administrim Biznesi me profil Marketing
Koordinatore e TEG
“Tirana Business University bëri të mundur që dita ime e parë në Bachelor të përkonte me ditën time të parë të punës. Në TBU rritesh cdo ditë nga pedagogë të cilët na kanë konsideruar gjithmonë si kolegë. Në TBU nëpërmjet praktikave mësimore, internships dhe punësimit, secili student ka mundësi të orientohet drejt zhvillimit profesional dhe personal për të hapur më tej dyert në tregun e punës.”

Fjala e Studentëve

Jehona Gjini - Studente, Master në Informatikë Ekonomike
Specialiste Finance pranë Ilma Farma
“Tirana Business University ka qenë një suport shumë i madh gjatë këtyre tre viteve Bachelor, dhe vazhdon të jetë, që unë të shkëlqej dhe në profesionin tim, por dhe në universitet, kjo nga mundësitë e shumta të punësimit dhe fleksibiliteti në orare për studentët.

KËSHILLI STUDENTOR

Këshilli Studentor i TBU është një organizëm i pavarur që zgjidhet në mënyrë demokratike çdo 2 vjet nga studentët e Tirana Business University College, me qëllim dhe përgjegjësinë për të shprehur hapur mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm, që lidhen me veprimtarinë mësimore – shkencore të universitetit si planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtarinë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve dhe zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike dhe sportive.
KRYETARI: JEHONA GJINI
Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike, Viti 1
NENKRYETAR: ENEA ÇELKAVAJA
Bachelor në Informatikë Ekonomike, viti 1
ANËTARËT:
JONELA GRAMI
Bachelor në Administrim Biznesi, profili Kontabilitet-Financë, Viti 1
GRETA PERE
Bachelor në Administrim Biznesi, profili Kontabilitet-Financë, Viti 2
MEXHIT KASTRATI
Bachelor në Administrim Biznesi, profili Menaxhim, Viti 3
MATEO BABOÇI
Bachelor në Administrim Biznesi me profil Marketing, viti 1
KLAMIDA MASKA
Bachelor në Administrim Biznesi me profil Marketing, viti 1
GRISELDA HOXHA
Bachelor në Informatikë Ekonomike, viti 1
SONJA SEMA
Bachelor në Informatikë Ekonomike, viti 1
KLEA ÇELKAVAJA
Bachelor në Informatikë Ekonomike, viti 1
ALKIDA MYFTARAJ
Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Menaxhim
KLODJANA FASLIU
Master i Shkencave në Inxhinieri Software

Lehtësi dhe benefite

EBSCO ONLINE

Kliko mbi titullin për të pasur akses tek bibloteka online.

Në TBU, burimi primar bibliotekar është EBSCO online, një nga libraritë elektronike me të pasura e të përditesuara ku studentët mund të lexojnë dhe shkarkojnë libra, revista, raste studimore dhe publikime të ndryshme.

BIBLIOTEKA

Biblioteka është vendi ideal për të zgjeruar njohuritë dhe dijet tuaja! Me librat më të rëndësishëm dhe aktualë të autorëve shqiptarë dhe të huaj, që studentët mund të lexojnë dhe të mbështeten për formimin sa më të plotë teorik. Përgjegjëse e Bibliotekës është Anjeza Masha. E-mail: anjeza.masha@tbu.edu.al

Arritjet dhe Histori suksesi

TBU Alumni është një rrjet profesional dhe social për të gjithë ata të cilët kanë studiuar në TBU me synim promovimin e një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi midis njëri-tjetrit, si pjesë e komunitetit të TBU, duke u kujdesuar për zhvillimin e jetës sociale/kulturore dhe karrierës së mëtejshme në sipërmarrje, kompani, institucione publike apo konsulencë private nëpërmjet rritjes personale dhe profesionale.
Anëtarë të këtij rrjeti janë studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të TBU.
TBU Alumni mblidhet të paktën një hërë në vit, në mjedise të rëndësishme, me një prani të gjerë të pjesmarrësve.

Anëtarë të këtij rrjeti janë studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të TBU.

Kordinator i rrjetit: Helton Cevi
Cel: +355 69 96 92 639
E-mail: helton.cevi@tbu.al

TBU ALUMNI

TBU Alumni është një rrjet profesional dhe social për të gjithë ata të cilët kanë studiuar në TBU me synim promovimin e një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi midis njëri-tjetrit, si pjesë e komunitetit të TBU, duke u kujdesuar për zhvillimin e jetës sociale/kulturore dhe karrierës së mëtejshme në sipërmarrje, kompani, institucione publike apo konsulencë private nëpërmjet rritjes personale dhe profesionale.

Anëtarë të këtij rrjeti janë studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të TBU.

Kordinator i rrjetit: Helton Cevi
Cel: +355 69 96 92 639
E-mail: helton.cevi@tbu.al

KLUBET STUDENTORE

Në TBU operojnë disa klube studentore / klube sociale të cilat kanë qëllim gjallërimin e jetës së studentit për fusha a çështje në interes të tyre personal dhe/ose profesional.

Klubi I Debatit

Klubi i Debatit është krijuar e funksion në TBU si program i fuqizuar nga Junior Achievement of Albania në bashkëpunim me AADF. Qëllimi i këtij klubi është të kontribuojë tek studentët e TBU në përmirësimin e aftësive për të menduar në mënyrë kritike.

Klubi I Karrierës

Klubi i Karrierës i dedikohet studentëve e të diplomuarëve dhe ka si qëllim fuqizimin e tyre për të arritur sukses personal dhe profesional. Qëllimi i këtij klubi është të shërbejë si platformë informimi, edukimi, këshillimi, promovimi dhe rrjetëzimi i studentëve.

Klubi I Sipërmarrjes

Klubi i Sipërmarrjes ka si qëllim të informojë e frymëzojë studentët të konceptojnë ide inovative, të ndërmarrin iniciativa biznesi dhe t’i menaxhojnë me sukses ato duke shkëmbyer së bashku njohuri, përvojë dhe kontakte të dobishme.

Klubi I Sportit

Klubi i Sportit koncepton, planifikon dhe organizon aktivitete të ndryshme të natyrës sportive (futboll, volejboll, hiking, etj) në interes të studentëve.

Klubi I Bamirësisë

Klubi i Bamirësisë angazhohet të ndërmjetësojë nxitjen e komunikimit dhe bashkëpunimit të studentëve për të kontribuar me vullnetarizëm kur vlerësohet e nevojshme.

Klubi I Artit

Klubi i Artit inkurajon studentët e apasionuar pas artit për organizimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete social-kulturore si shfaqje teatrale, ekspozita pikture, evente muzikore, etj.

AKTIVITETE

AKTIVITETE SOCIALE DHE KULTURORE

1. Informohuni mbi ekspozitat e organizuara gjatë periudhës 2010-2016 duke klikuar këtu.
1. The red in the bedroom | Nëntor, 2010
2. Guri Madhi & Arti Modern | Qershor, 2011
3. Dy pjesë | Maj, 2012
4. Arti Figurativ Shqiptar në 100 vjetor | Tetor, 2012
5. Frymëzimi i parë | Qershor, 2014
6. Inkurajim Arstistik Brezash | Qershor, 2016
7. Con-Teo-Art | Nëntor, 2016
2. Tirana Business University College organizon aktivitete të shumta dhe të shumëllojshme sociale, kulturore e sportive me studentët, pedagogët dhe partnerët e ndryshëm. Për t’u njohur me këto aktivitete mund të klikoni foto nga aktivitete vizito profilin zyrtar të TBU në rrjetet sociale: facebook (kliko); instagram (kliko).

3. Tirana Business University College sponsorizon ekipin U18 të basketbollit të klubit Superior Klima. 6 basketbollistë të këtij klubi vijojnë studimet bachelor në TBU. Për rezultatet dhe lajme mbi këtë ekip klioni këtu.