PRANIMET
Të jesh pjesë e TBU do të thotë të bëhesh anëtar i një familjeje të madhe universitare në një mjedis dinamik, me jetë studentore aktive, ku përkujdesja e administratës dhe stafit tonë pedagogjik është e posaçme dhe e personalizuar për çdo student, që në ditën e parë që ai qaset në mjediset tona, por edhe pasi ai largohet nga bankat universitare. Ne kemi një urë direkte komunikimi me Burimet Njerëzore të Grupit BALFIN, për të adresuar të gjitha kërkesat dhe nevojat e studentëve tanë për praktika pune dhe punësim, por edhe për çdo nevojë tjetër.
KRITERET E PRANIMIT PËR PROGRAMET BACHELOR
CIKLI BACHELOR
Në ciklin e parë të studimeve, studentët që kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit U Albania. Kriteri për t’u regjistruar është mesatarja sipas VKM në fuqi.
Kandidatët për studentë që e kanë mbaruar shkollën e mesme më herët, duhet të kontaktojnë sekretarinë e shkollës të mesme që kanë përfunduar me qëllim që të plotësojnë formularin A1z që ju jep mundësinë të aplikojnë në portalin U Albania në datat e caktuara nga MAS, QSHA & RASH. Pas aplikimit në portal, TBU cakton datat e intervistës për aplikantët e portalit U Albania dhe në përfundim të këtyre intervistave publikohet renditja me pikë për secilin kandidat. Kandidatët për studentë që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet të kryejnë njehsimin e diplomës së tyre pranë QSHA:
Kliko këtu
. Në rast se ata kanë shtetësi të huaj, aplikimi në portalin U Albania nuk është i nevojshëm pasi aplikojnë me dosje në datat e përcaktuara nga MAS, QSHA & RASH.
Dokumentacioni që duhet të paraqiten për regjistrim:
- Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
- Certifikata e maturës shtetërore
- Kopje e kartës së identitetit
- 2 fotografi
KRITERET E PRANIMIT PËR PROGRAMET MASTER
CIKLI MASTER PROFESIONAL
Në programin Master Profesional mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që kanë mbaruar me sukses një cikël studimi Bachelor dhe duan të ndjekin një program Master. Masterat tanë profesionalë janë të përshtatur dhe mirëmenduar për të gjithë profesionistët që duan ti japin një hov të ri zhvillimor karrierës së tyre brenda një periudhe 1 vjeçare.
CIKLI MASTER I SHKENCAVE
CIKLI MASTER I SHKENCAVE
Me masterat tanë shkencorë, kandidatët thellojnë më tepër njohuritë e tyre duke rritur ekspertizën profesionale, apo duke përgatitur shtegun për të vijuar më tej studimet doktorale. Për programin Master i Shkencave kandidatët duhet të kenë mbaruar një cikël studimi bachelor në të njëjtin program ose në program të ngjashëm me programin Master që do duan të ndjekin. Gjithashtu kandidatët e programeve Master i Shkencave duhet që së bashku me dokumentat e aplikimit të dorëzojnë dhe certifikatën e Gjuhës së Huaj sipas kritereve në fuqi: Kliko këtu
.
Dokumentacioni që duhet të paraqiten për regjistrim:
- Kopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të Bachelor-it
- Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme dhe e certifikatës së maturës shtetërore
- Kopje e kartës së identitetit
- 2 fotografi
- Kopje e noterizuar e certifikatës së Gjuhës së Huaj
KRITERET E PRANIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024
CIKLI BACHELOR
- nota mesatare e tre viteve të shkollës së mesme kombinuar me provimet e Maturës Shtetërore; (1 – 60 pikë)
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).
CIKLI MASTER PROFESIONAL
- nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 60 pikë);
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).
CIKLI MASTER I SHKENCAVE
- nota mesatare minimale e ciklit bachelor (8);
- niveli i gjuhës së huaj për t’u pranuar (B1)
nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 40 pikë);
- shkalla e afërsisë së programit të studimit pararendës me programin e studimit për të cilin aplikon në TBU (1 – 30 pikë);
- intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t’u aftësuar profesionalisht (1 – 30 pikë).
Early Birds
Duke qenë se kuotat në TBU janë të limituara, rezervimet e hershme për programet Bachelor ose master janë të hapura përgjatë gjithë vitit. Regjistrimet zyrtare kryhen vetëm në datat e përcaktuara në udhëzimin e nxjerrë nga MAS, por të gjithë studentët që kryejnë rezervimin e hershëm për në ciklin Bachelor ose Master përfitojnë reduktim të tarifës vjetore.
Për tu njohur me tarifat dhe me reduktimin në bazë të periudhës që kryhet rezervimi kontaktoni me Zyrën e Pranimeve:
BURSAT E STUDIMIT PËR PROGRAMET BACHELOR
Tirana Business University e vlerëson ekselencën dhe e mbështet fort atë. Ne jemi zotuar që në bazë të rezultateve të arritura gjatë shkollës së mesme të çdo maturanti tu ofrojmë atyre bursa studimi për të gjithë ciklin e studimeve.
- Pjesë e skemës së bursave janë vetëm ata maturantë që nisin universitetin në të njëjtin vit që mbarojnë maturën.
- Bursa aplikohet vetëm në tarifën e studimit, pasi tarifën administrative e paguan çdo student, çdo vit akademik.
Nivelet e bursave:
- Bursë të plotë 100% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje e kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 9.5+. Këta studentë paguajnë vetëm tarifën administrative.
- Bursë 75% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 9.0+. Këta studentë paguajnë tarifën administrative + 25% të tarifës së studimit.
- Bursë 50% për tarifën vjetore të studimit e përfitojnë studentët që në hyrje kanë mesataren e llogaritur sipas VKM në fuqi 8.5+. Këta studentë paguajnë tarifën administrative + 50% të tarifës së studimit.
Studentët që përfitojnë bursë në hyrje, kanë kritere për mbajtjen e bursës përgjatë ciklit të studimit:
Përfitimi i numrit të plotë të krediteve për çdo vit akademik
- Mbajtja e mesatares në fund të çdo viti sipas skemës:
- Për bursat 75-100% duhet të mbahet mesatarja 9.
- Për bursat 50% duhet të mbahet mesatarja 8.5.
Angazhimi në aktivitete të ndryshme (e dokumentuar nga struktura përkatëse në TBU).
Në rast se nuk plotësohet 1 prej këtyre kushteve, studenti në vitin në vijim paguan tarifën e plotë të studimit.
Procedura e aplikimit për bursë në TBU:
Duke qenë se kuotat e bursave janë të limituara për çdo program studimi, përfiton ai që rezervon më herët dhe brenda kuotave ta aprovuara për çdo program.
Për të garantuar bursën duhet të kryhet rezervimi duke paguar një pjesë të tarifës administrative prej 20.000 Lekë.
Pjesa e mbetur e tarifës administrative paguhet në momentin e regjistrimit kur të firmoset edhe kontrata me Zyrën e Financës.
Studentët që përfitojnë 100% bursë, paguajnë vetëm 30.000 Lekë, ndërsa studentët e tjerë e paguajnë me 2 këste tarifën e studimit.
Përfitimi i bursës:
10 aplikantët për bursë, të renditur të parët në listë sipas datës së rezervimit, përfitojnë bursën sipas skemës së miratuar.
Në rast se në listën me 10 kandidatura ndonjë prej kandidatëve nuk e përfiton atë, atëherë lista spostohet dhe e përfiton kandidati i radhës.
Në rast se në listën me 10 kandidatura, të gjithë përfitojnë bursën, atëherë kandidati i 11-të e në vazhdim përfiton bursën -25% nga bursa e fituar në bazë të skemës, pra kalon në një kategori më poshtë.