
6 Studentë të TBU Përfituan Bursën e Ekselencës të Financuar nga Tirana Bank
Këtë javë, 5 nga 6 studentët ekselentë të TBU, përfitues të bursave të ekselencës të financuara nga Tirana Bank, patën kënaqësinë të zhvillonin një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Tirana Bank, z. Dritan Mustafa. Gjatë takimit, z. Mustafa i përgëzoi studentët për arritjet e tyre dhe i inkurajoi për zhvillimin e mëtejshëm profesional, duke shprehur mbështetjen e bankës për të ndihmuar në karrierën e tyre.
Studentët që përfituan bursat e ekselencës janë:
- Drini Balliu – Viti i parë, Informatikë Ekonomike
- Paola Angjo – Viti i parë, Informatikë Ekonomike
- Megi Cereni – Viti i parë, Inxhinieri Softuer
- Silvi Cela – Viti i parë, Inxhinieri Softuer
- Endi Saliko – Viti i parë, Kontabilitet-Financë
- Klevisa Alia – Viti i parë, Informatikë Ekonomike
Falenderojmë Tirana Bank për mbështetjen e palodhur dhe përkushtimin ndaj ekselencës në arsimin e lartë.





