85% e studentëve që mbarojnë Tirana Business University, sukses në tregun e punës
Altin Sholla, administratori i këtij Universiteti, ishte i ftuar sot në emisionin “Wake Up”, në Top Channel.
“Tirana Business University bën të mundur që studentët që në vitin e tretë të studimeve Bachelor të jenë më shumë se 85 % e tyre të punësuar në profil. Gjithmonë ne flasim për cilësinë në arsimin e lartë, por cilësia më e mirë është që studenti të përthithë nga tregu i punës dhe të gjejë veten në tregun e punës në një të ardhme shumë të shpejtë” – u shpreh ai.
Sholla shpjegoi se si e mundëson TBU këtë: “Tirana Business University është një universitet i dedikuar kundrejt biznesit dhe teknologjisë. Faktikisht Fakultetin e Teknologjisë së Infomracionit e kemi hapur këtë vit. Kemi bërë një hibrid midis biznesit dhe teknologjisë së informacionit me dy Fakultete kryesore. Biznesi pa Drejtësi nuk mund të shkojë, kështu që kemi interguar dhe Drejtësinë në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë.
Risia e këtij viti akademik është hapja e Fakultetit te TI, është një kërkesë e shumë nxënësve dhe shumë maturantëve, të cilet duan të zhvillohen në këtë degë. Ne kemi bërë një përzgjedhje të programeve që ofrojmë me qëllim që studentët apo gjimnazistët, nesër të gjejnë veten në mënyrën më të mirë të mundshmë në tregun e punës. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, ne nuk duam që të kemi vetëm njerëz akademik, po këta njerëz që mbarojnë studimet të përthithen nga tregu I punës jenë të suksesshëm aty ku do punojnë.
I pyetur se cilat degë preferojnë më shumë studentët, Sholla tha: “Dega e Administrim Biznesit vazhdon të jetë një degë shumë e kërkuar, kjo vjen edhe nga tregu kuptohet. Por dhe Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit me degën e Informatikës Ekonomike, Inxhinieri Software, Inxhinieri Kompjuterike është shumë e kërkuar”.
Tirana Business University, përveç programeve Bachelor dhe Master, do të ketë shumë shpejt dhe programin Master Executive, i cili do jetë për të gjithë ata ekzekutivë të rinj që duan të dalin në tregun e punës.
Bursat dhe çmimet janë një faktor shumë i rëndësishëm për Universitetin. Është vendosur që të mbajmë një çmim mjaft i mirë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen, ndërkohë që do të ofrohen bursa për fashën e mesatares mbi 9, duke filluar nga bursa të plota 100%.
“Ne vlerësojmë meritrokracinë dhe ata nxënës që kanë merita dhe rezultate shumë të mira janë të mirëpritur të marrin atë çmim që ata meritojnë” – e mbylli drejtuesi i TBU bashkëbisedimin.