Përmbyllet me sukses edicioni i parë i TBU Leadership and Innovation Summer School
Përmbyllet me sukses edicioni i parë i TBU Leadership and Innovation Summer School me pjesëmarrjen e dhjetërave gjimnazistëve nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë dy javëve intensive dhe plot aktivitete interaktive, pjesëmarrësit patën mundësi të ndiqnin një seri trajnimesh te dedikuara posaçërisht për ta, në fusha të ndryshme si marketingu digjital, inovacioni, lidershipi, web design, AI, Programming, inteligjenca emocionale ku të ftuar ishin përfaqësues të kompanive partnere të TBU, akademikë dhe ekspertë të botës së biznesit.
Pjesëmarrësit u trajnuan mbi temat dhe nga trajnerët e mëposhtëm:
- “Lidershipi” nga z. Evarist Beqiri, autor i librit “Lidershipi i Ismail Qemalit”
- “IT Innovation” nga përfaqësues të BALFIN Group, z. Juljan Palluqi, Business Operations Manager dhe z. Marlind Maksuti, Software Developer Team Leader
- “Programming/ Web Design /AI Training nga PhD(c). Endri Plasari dhe Dr. Erdet Këlliçi, pedagogë në TBU.
- “Parimet e Marketingut Digjital në Biznes” nga përfqësues të Balfin Real Estate, z. Ivan Dahin, Digital Marketing Team Leader dhe znj. Ira Mestani, Digital Marketing Specialist.
- “Micro Business Game” nga PhD(c). Samel Kruja dhe MSc. Irma Shkrepa, pedagoge në TBU.
- “Inteligjenca Emocionale” nga Administratori i TBU, Dr. Altin Sholla.
Përpos kësaj të rinjtë kishin dhe mundësinë të zhvillonin takime me ekzekutivë të lartë të kompanive të grupit BALFIN, për t’u njohur më nga afër më rolin drejtues, sfidat që has biznesi dhe operacionet e përditshme të menaxhimit.
Pjesëmarrësit u takuan me Drejtoren Ekzekutive të Spar Albania, Znj. Elona Hametaj e cila ndau me gjimnazistët përvojën dhe sfidat e saj në udhëheqjen e një prej rrjeteve më të mëdha të marketeve në Shqipëri.
Gjithashtu zhvilluan një takim me Drejtorin Ekzekutiv të JUMBO, z. Almarin Liço, i cili i ofroi studentëve një pasqyrë të qartë mbi dinamikat e menaxhimit dhe inovacionit në një kompanitë më të njohura në sektorin e shitjeve me pakicë.
Për ditën e fundit të LISS, pjesëmarrësit vizituan ambientet e qendres tregtare më të madhe në Shqipëri, Tirana East Gate, për të parë një film modern në kinema Cineplexx Albania. Pjesëmarrësit kaluan një ditë shumë argëtuese në ambientet e kinemasë e cila gjithashtu shërbeu për t’u njohur më me nga afër me njëri tjetrin por edhe për të reflektuar rreth dy javëve të aktiviteteve në Summer School.
Për këtë edicion të parë TBU Summer School e përmbushi qëllimin e saj duke nxitur aftësitë drejtuese dhe promovuar inovacionin tek të rinjtë.