Tirana Business University në qendër të zhvillimeve energjetike dhe edukative
Tirana Business University (TBU) ishte një protagoniste e rëndësishme në Forumin e Energjisë së Tiranës 2024, një platformë kyçe për diskutimet mbi tranzicionin energjetik dhe rolin e edukimit profesional. Në këtë event prestigjioz të mbajtur më 20 nëntor në Pallatin e Kongreseve, administratori i TBU, Dr. Altin Sholla, kontribuoi si folës në Panelin 4, duke prezantuar strategji dhe programe për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të nevojshme për të përballuar transformimin energjetik të Shqipërisë. Diskutimet nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit midis universiteteve dhe sektorit privat për ndërtimin e një dialogu produktiv që fuqizon zhvillimin e qëndrueshëm.
Te gjitha panelet e forumit u moderuan nga Dr. Lorenc Gordani, drejtues i Departamentit të Drejtësisë në TBU dhe këshilltar ligjor me përvojë 20-vjeçare në energji dhe biznes. Ky aktivitet, pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2024, tregoi rolin udhëheqës të TBU në krijimin e mundësive akademike dhe profesionale për të rinjtë që synojnë të jenë protagonistë në të ardhmen e gjelbër të Shqipërisë.