Shembuj Studimorë nga Bizneset Shqiptare – Libri i Prof. Dr. Vasilika Kume
Prof. Dr. Vasilika Kume ofron një tekst unik me shembuj studimorë të bazuar në mjedisin shqiptar. Libri përfshin analiza nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, si përpunimi i produkteve ushqimore, turizmi, sigurimet, bujqësia, dhe shumë të tjera. Çdo shembull është një mundësi për të kuptuar më mirë mjedisin e brendshëm të organizatave, strategjitë dhe objektivat e tyre.Realizimi i këtij libri eshtë rezultat i një pune disa vjeçare të autores me bizneset shqiptare, intervistave me pronarët e biznesit dhe shfrytëzimit të literaturës në këtë fushë.
Ky libër është një mjet i vlefshëm për studentët dhe profesionistët që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në hartimin e strategjive organizative, analizën SWOT, dhe vendimmarrjen. Çdo shembull përfshin pyetje për diskutim, që ndihmojnë në aplikimin e teorive të menaxhimit në praktikën e biznesit.
Ky libër është një burim i shkëlqyer për studentët në programe të menaxhimit dhe marketingut, si dhe për profesionistët që duan të thellojnë njohuritë e tyre.