Misioni
Në kuadër të themelimit të dy klubeve rinore:
TECHPRENEURS & BISPRENEURS,
TBU organizon “Leadership & Innovation Summer School” (LISS), një mundësi unike për gjimnazistët për tu njohur paraprakisht me botën universitare, një metodë proaktive për të qartësuar idetë mbi profilin dhe Universitetin që ata do të zgjedhin për rrugëtimin e tyre akademik. Përveçse njihen me mjedisin e tyre të ardhshëm universitar, risia e kësaj shkolle verore për të rinjtë, është aksesi direkt në botën e biznesit, deri te drejtuesit më të lartë të kompanive të Grupit BALFIN, gjatë dy javëve plot aktiviteteve. Studentët e ardhshëm njihen me mendësinë dhe praktikat e përditshme në nivelet më të larta të sipërmarrjes në Shqipëri.
Objektivat
Nëpërmjet aktiviteteve të mirëmenduara informuese, argëtuese dhe orientuese, gjimnazistët e viteve të para dhe të dyta, apo dhe ata të viteve të treta të shkollave profesionale, njihen me Tirana Business University, me mjediset dhe pedagogët, programet studimore, si dhe mundësitë e shumta që ofrohen, që nga laboratorët modern, e deri te alternativat e panumërta për praktika profesionale dhe punësim. Duke qenë një shkollë verore atipike, jo thjesht me leksione dhe seminare, realizohen cdo ditë aktivitete të ndryshme argëtuese, në mënyrë që të rinjtë të socializohen dhe të kalojnë momente të bukura bashkë.
Programi
Temat që do të trajtohen janë:
Gjithashtu do të ketë aktivitete si:
Kohëzgjatja
Programi i plotë i shkollës verore zgjat 2 javë.
Galeria
















