
Konferenca “From Business to Tourism — A Sustainable Approach to Sector Development”
Tirana Business University organizoi me sukses konferencën “From Business to Tourism — A Sustainable Approach to Sector Development”.
Ky aktivitet mblodhi një panel të përzgjedhur profesionistësh dhe aktorësh kyç nga fusha e biznesit dhe turizmit, të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve dhe mundësitë për bashkëpunim afatgjatë.
Panelistët e konferencës ishin:
• Altin Sholla, CEO i Tirana Business University
• Herida Duro, Drejtoreshë e Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
• Lavdërim Hoxha, Këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
• Armando Muça, Themelues i “Albanian Night”
• Dhurata Thanasi, Themeluese e “Luga e Argjendtë”
Diskutimet sollën në fokus qasjet inovative, rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial dhe sfidat që duhen adresuar për një zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrues në fushën e turizmit.
Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të projekteve kombëtare të financuara nga AKKSHI.








