
Eksperiencë ndryshe për maturantët e American British STEM Academy
Më 8 tetor 2025, Tirana Business University, në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung for International Cooperation, zhvilloi aktivitetin inovativ dhe interaktiv “Loja e Kursimeve”. Ky aktivitet synoi forcimin e njohurive financiare të të rinjve dhe nxitjen e sjelljeve të përgjegjshme përmes lojës dhe bashkëndarjes së përvojave.
Trajnimi u drejtua nga Irma Shkrepa, pedagoge dhe trajnuese e German Sparkassenstiftung, dhe Samel Kruja, lektore në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit pranë TBU.
Gjatë lojës dhe diskutimeve interaktive, maturantët fituan njohuri mbi hartimin dhe mbajtjen e një buxheti familjar, planifikimin afatgjatë të buxhetit, menaxhimin e nevojave dhe dëshirave, vlerësimin e rreziqeve financiare, zgjedhjen e institucioneve financiare të përshtatshme, si dhe qëllimin dhe përfitimet e kursimeve.
Ky aktivitet tregon angazhimin e TBU për të ofruar mësim praktik, interaktiv dhe me ndikim real në jetën e të rinjve.


