
Vizitë e Rëndësishme në TBU
Universiteti i Biznesit Tiranë pati kënaqësinë të mirëpresë tre të ftuar të shquar nga Igensia Groupe Education: Béatrice Myotte-Duquet, Agnès Rejniak dhe Meo Kositpaiboon.
Vizita u fokusua në forcimin e partneritetit dhe eksplorimin e mundësive të ardhshme përmes shkëmbimeve të stafit dhe studentëve në kuadër të Erasmus+, projekteve të përbashkëta kërkimore, dhe zgjerimin e ofertave akademike në kampuset e TBU dhe Groupe IGENSIA Education në Paris, Lyon dhe Toulouse. Duke shfrytëzuar fuqitë e secilës organizatë, synojmë të krijojmë partneritete të qëndrueshme dhe globale që ofrojnë për studentët përvoja të reja mësimore dhe zgjerojnë horizontet e tyre akademike.
Të ftuarit tanë u pritën ngrohtësisht nga:
- Prof. Dr. Vasilika Kume – Rektorja e TBU
- Altin Sholla – CEO i TBU
- Samel Kruja – Drejtor i Projekteve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
- Dr. Lorenc Gordani – Drejtor i Departamentit të Drejtësisë
Jemi mirënjohës për diskutimet frymëzuese dhe vizionin e përbashkët për zgjerimin e mobilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Presim me padurim fillimet e reja dhe partneritetet me ndikim.









