
Studentët e Inxhinierisë Software dhe Inxhinierisë Kompjuterike vizituan Plug and Play Tirana Expo
Të premten e kaluar, studentët e vitit të parë dhe të dytë të programeve Inxhinieri Software dhe Inxhinieri Kompjuterike morën pjesë në Plug and Play Tirana Expo, nën drejtimin e pedagoges Dr. Proc. Xhezmije Palushi dhe pedagoges MSc. Kleona Elezi. Ky event bashkoi përfaqësues të qeverisë, sipërmarrës, drejtues korporatash, investitorë dhe aktorë të ekosistemit teknologjik, duke ofruar një mundësi unike për të eksploruar inovacionin dhe startup-et shqiptare dhe rajonale.
Studentët u përfshinë në prezantimet dhe demonstrimet e startup-eve, panele frymëzuese dhe sesione mbi AI, fintech dhe trendet e së ardhmes. Ata fituan njohuri praktike mbi teknologjitë më të fundit, ide të reja për sipërmarrjen dhe mundësi për rrjetëzim profesional.
Kjo eksperiencë e vlefshme ndihmoi studentët të lidhin teorinë me praktikën dhe të kuptojnë më mirë mundësitë e karrierës në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes.




