
Dhjetëra biznese nga më të rëndësishmet në vend, dera e karrierës për studentët e TBU
Panairi i fundit i Karrierës dhe Talenteve, i cili u përmbyll me sukses në Tirana Business University, dëshmoi edhe një herë rëndësinë që ka për studentët ndërtimi i një perspektive të qartë profesionale, që gjatë studimeve apo menjëherë pas përfundimit të tyre.
Për këtë arsye, dhjetëra nga sipërmarrjet më të suksesshme në vend u mblodhën në mjediset e TBU, duke u dhënë mundësinë qindra studentëve të shprehin interesin e tyre për t’u përfshirë pranë këtyre kompanive, qoftë përmes praktikave profesionale, qoftë përmes mundësive konkrete të punësimit.
TBU shpreh mirënjohjen e saj për kompanitë pjesëmarrëse, me të cilat ka ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe afatgjata, gjithmonë me fokus maksimal zhvillimin profesional dhe të ardhmen e studentëve tanë.
Lidhja e ngushtë që Tirana Business University ka me botën e biznesit na bën të jemi besimplotë se për çdo student të TBU-së po krijohen dhe do të vijojnë të krijohen mundësi reale për një të ardhme profesionale të suksesshme.



















