
Tirana Business University në panairin “Work & Study” në qytetet kryesore të vendit
Tirana Business University ishte pjesë e panairit “Work & Study”, duke zhvilluar një tur prezantimesh në qytetet kryesore të Shqipërisë, me qëllim informimin e maturantëve mbi mundësitë e studimit dhe zhvillimit të karrierës.
Gjatë këtij turi, stafi akademik dhe stafi administrativ i universitetit prezantuan nga afër programet e studimit të TBU, si edhe mundësitë konkrete që universiteti ofron për studentët. Një interes i veçantë nga maturantët dhe prindërit ishte për grantet studimore deri në 100%, të cilat Tirana Business University ofron për të mbështetur studentët e talentuar dhe të motivuar në ndërtimin e së ardhmes së tyre akademike dhe profesionale.
Pjesëmarrja e TBU në panairin “Work & Study” u shoqërua me një interes dhe kërkesë të lartë nga maturantët në shumë qytete të vendit, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me programet e studimit, stafin akademik dhe filozofinë e universitetit që e vendos studentin në qendër.
Ky tur prezantimesh u zhvillua në një numër të madh qytetesh dhe bashkish, ndër të cilat:
Fier, Patos, Roskovec, Mallakastër; Lushnjë dhe Divjakë; Vlorë, Himarë dhe Selenicë; Gramsh; Berat, Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Poliçan; Kavajë dhe Rrogozhinë; Dropull, Përmet-Këlcyrë, Gjirokastër dhe Tepelenë-Memaliaj; Finiq, Sarandë-Delvinë-Konispol; Durrës dhe Shijak; Krujë; Librazhd dhe Përrenjas; Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Belsh; Korçë-Pustec, Maliq, Devoll dhe Kolonjë-Ersekë; Pogradec; Dibër dhe Bulqizë; Mat dhe Klos; Kukës, Has dhe Tropojë; Lezhë, Mirditë dhe Kurbin; si edhe Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë-Fushë Arrëz.
Përmes këtij turi, Tirana Business University rikonfirmon angazhimin e saj për të qenë pranë maturantëve në çdo qytet të Shqipërisë, duke u ofruar informacion të drejtpërdrejtë mbi studimet universitare, grantet studimore dhe mundësitë reale të punësimit pas diplomimit.
Tirana Business University
Ku Studimi sjell Punësim















