Misioni
Tirana Business University, në bashkëpunim me Tirana Bank, realizojnë një modul të mirëfilltë universitar si Startech. Projekti angazhon dhjetëra punonjës të një prej bankave më të mëdha në vend, si dhe qindra studentë të TBU. Ky program trajnon studentët mbi tema dhe problematika të përditshmërisë së punës në bankë; sistemet që përdor departamenti i teknologjisë në Tirana Bank; app dhe softuer të burimeve njerëzore; dhe jo vetëm.
Objektivat
Në përfundim të trajnimeve, studentët zhvillojnë praktikën e tyre pranë bankës, dhe pas një vlerësimi final, ata që shfaqin rezultatet më të larta, punësohen për një periudhë afatgjatë.
Kohëzgjatja
Programi zgjat 2 muaj dhe përfshin prezantime konceptesh dhe punë praktike.
Muaj
0
Galeria






