Banka e Shqipërisë, leksion të hapur në TBU për Javën e Parasë
Ditën e sotme në Tirana Business University u zhvillua leksioni i hapur në kuadër të Javës së Parasë nga përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë, znj. Besa Prela, Përgjegjëse e Sektorit të Muzeut dhe Botimeve, znj. Edlira Hoxha, Specialiste e Zyrës së Mbikëqyrjes dhe Raportimeve dhe znj. Irma Shkrepa, Eksperte e Sektorit Financiar përfaqësuese nga German Sparkassenstiftung Albania dhe njëkohësisht dhe pedagoge në TBU.
Pjesë e këtij sesioni ishin studentë të TBU dhe gjimnazistë nga gjimaze të ndryshme të Tiranës, si Sami Frashëri, Eqerem Çabej dhe Petro Nini Luarasi, të cilët patën mundësinë të ndiqnin një leksion shumë interesant nga eskpertët. Blerjet online, kartat e kreditit dhe debitit, paypal, Apple pay, Samsung Pay Google Pay, Pesera dhe mënyrën së si përdoren në mënyrë të sigurt dhe me kosto sa më të ulët ishin tema kryesore që u diskutuan në këtë leksion.
TBU sigurohet që të ndërthurë sa më mirë teorinë me praktikën për studentët dhe për t’i siguruar atyre një përvojë sa më të frytshme akademike. Kjo arrihet me anë të bashkëpunimeve të ndryshme me kompani dhe institucione lider në treg për të zhvilluar leksione të ndryshme dhe praktika në funksion të teorisë.