
CEO TALKS | Rrugëtimi i një CEO – Sfidat dhe Sukseset
Në ambientet e TBU, patëm kënaqësinë të mirëprisnim znj. Elona Hametaj, CEO e SPAR Albania, në kuadër të ciklit të takimeve “CEO Talks -TBU”.
Në një atmosferë frymëzuese dhe interaktive, znj. Hametaj ndau me studentët rrugëtimin e saj drejt udhëheqjes së një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në vend. Ajo foli për sfidat që ka përballuar gjatë karrierës, për zgjedhjet që e kanë formuar si lidere, dhe për filozofinë e saj në menaxhim dhe zhvillim biznesi.
Studentët shkëmbyen pyetje, këshilla të vlefshme dhe kuptuan nga afër realitetin e një tregu kompetitiv si ai i shitjeve me pakicë.
Ky takim solli jo vetëm njohuri praktike, por edhe motivim për të gjithë të rinjtë që synojnë të ndjekin një rrugë në sipërmarrje dhe lidership.
Faleminderit znj. Elona Hametaj për frymëzimin dhe për një bashkëbisedim që la gjurmë!








