
CEO TALKS – TBU
Sot, në kuadër të programit CEO Talks, studentët e Tirana Business University ndoqën një sesion frymëzues me znj. Jori Vila, Themeluese e Oz Marketing dhe eksperte marketingu me mbi 18 vite përvojë në ndërtimin e markave dhe fushatave të komunikimit. Takimi u hap nga Administratori i TBU, Dr. Altin Sholla, i cili theksoi rëndësinë e lidhjes së studentëve me profesionistë të industrisë dhe përfitimin që këto sesione sjellin në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
Gjatë sesionit, znj. Vila ndau historinë e saj profesionale, rrugëtimin drejt sipërmarrjes dhe sfidat e suksesit në fushën e marketingut. Ajo prezantoi praktika dhe strategji që përdoren në tregun vendor dhe ndërkombëtar, duke ofruar perspektiva të vlefshme për studentët në ndërtimin e karrierës së tyre.
Në përfundim, studentët morën pjesë në një sesion interaktiv pyetje–përgjigje, ku patën mundësinë të marrin këshilla të personalizuara nga një profesioniste me eksperiencë të gjerë.
Tirana Business University falënderon znj. Jori Vila për kontributin dhe vlerën e sjellë për studentët.















