
CEO TALKS | TBU x Tirana Bank
Në CEO TALKS, mirëpritëm z. Dritan Mustafa, CEO i Tirana Bank, në një diskutim frymëzues me studentët tanë.
U diskutuan tema si rruga drejt lidershipit, sfidat e mëdha të karrierës, zhvillimi teknologjik në sektorin bankar dhe mundësitë e të rinjve në tregun e punës. Studentët u angazhuan me pyetje dhe përfituan nga përvoja dhe këshillat e një lideri me përvojë në industrinë financiare.
Një bisedë e vlefshme për të gjithë ata të rinj që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme!
Faleminderit z. Dritan Mustafa për praninë dhe mesazhet frymëzuese që ndatë me studentët tanë!








