
CEO TALKS | TË MBJELLËSH DHE TË RRITËSH NJË IDE BIZNESI
Znj. Arjeta Puca, CEO e TIMAK, ndau me ne historinë e saj si sipërmarrëse, një rrugëtim plot sfida, vendime të guximshme dhe mësime me vlerë.
Energjia dhe autenticiteti i saj motivuan studentët e TBU që të besojnë më shumë në potencialin e tyre dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat që duan të sjellin në jetë.
Studentët patën mundësinë të shkëmbejnë pyetje dhe të marrin këshilla të vlefshme nga përvoja e saj personale dhe profesionale.
Faleminderit Znj. Arjeta Puca që ndatë rrugëtimin tuaj dhe frymëzuat studentët tanë!





